Kosova
Kosovë: Arrestohen 20 persona që kontrabandonin emigrantë
Departamenti i Policisë kufitare tha se pas hetimeve disamujore, operacioni i koduar “Emigranti” u zhvillua në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe në atë të Prizrenit.
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një aksioni të zhvilluar në orët e para të ditës së sotme ka vënë në pranga 20 persona, të dyshuar për veprën penale “kontrabandë me emigrantë”.
Departamenti i Policisë kufitare tha se pas hetimeve disamujore, operacioni i koduar “Emigranti” u zhvillua në rajonin e Mitrovicës së Jugut dhe në atë të Prizrenit.
“Gjatë kontrollit janë arrestuar 20 të dyshuar, ku prej tyre 14 shtetas të Kosovës, ndërsa gjashtë me shtetësi nga vendet e lindjes (Iraku, Siria dhe Palestina), të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale të lartshënuar”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Me vendim të prokurores së rastit nga Prokuroria Themelore e Krimeve të Rënda në Mitrovicë, 11 persona janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh, ndërkaq nëntë të dyshuar janë liruar me procedurë të rregullt.
“Gjatë këtij operacioni janë kontrolluar dhjetë lokacione dhe janë sekuestruar prova të ndryshme materiale, përfshirë automjete të ndryshme, fishekë dhe një sasi e mjeteve monetare”, bën të ditur Policia.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel Pritej, dhe tani është zyrtare. Dyqanet në Gjenevë do të lejohen të hapen në mënyrë të... -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool -
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena









