Kosova
Kosovë: Arrestohen 7 zyrtarë nën dyshimet për keqpërdorim detyre
Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se pas hetimeve nën dyshimet për keqpërdorim të detyrës zyrtare për ndërtimet e kundërligjshme janë ndaluar shtatë persona të dyshuar për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar”, në Komunën e Pejës.
Përmes një njoftimi, Prokuroria Themelore e kësaj komune në koordinim me Policinë e Kosovës ka shoqëruar këta persona në stacionet përkatëse policore.
“Pas intervistimit të tyre me urdhër të prokurorit të shtetit, ata janë dërguar në ndalim prej 48 orësh”, thuhet në njoftim.
Dy drejtorët e ndaluar për këtë vepër penale janë, Drejtori i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike në Komunën e Pejës, A.K., dhe Drejtori i Drejtorisë për Kadastër dhe Gjeodezi, M.N.
Listës së të ndaluarve i bashkohet edhe Inspektori i ndërtimit në Drejtorinë e Inspektoratit në Komunën e Pejës, M.B., Zyrtari ligjor në Drejtorinë për Kadastër dhe Gjeodezi, A.LL., Ish punëtori i Drejtorisë për Çështje Pronësore Juridike, O.K. dhe dy Gjeodetët e licencuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës, P.T. dhe P.B.
Bazuar në njoftimin e Prokurorisë, thuhet se “prokurori i çështjes, brenda afatit ligjor do bëjë vlerësimin për kërkesat eventuale për sigurimin e prezencës se të pandehurve në procedurë penale”.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën









