Kosova
Kosovë: Bankat shtrenjtojnë kreditë
Bankat në Kosovë shtrenjtojnë kreditë, goditen familjet dhe bizneset e Kosovës
Duket se për shkak të rritjes së inflacionit në Eurozonë, Banka Qendrore Evropiane pas 11 vjetësh ka rritur normën e interesit të kredive, përcjell albinfo.ch.
E nga kjo rritje nuk ka shpëtuar as Kosova, pasi që norma e interesit për biznese në muajin gusht është rritur në 6.05%. Kështu kanë bërë të ditur nga Shoqata e Bankave të Kosovës.
“Norma efektive për kredi të lëshuara për korporatat jofinanciare në fund të muajit gusht 2022 ishte 6.05% për dallim prej fundit të vitit 2021 kur ishte 5.72%, ndërsa për ekonomitë familjare në muajin gusht 2022 ishin 5.89% për dallim prej fundit 2021 që ishte 5.95%”, thuhet në përgjigjen e shoqatës.
Se kësti i kredive të ardhshme mund të rritet për shkak të Euribor-it, e thonë edhe nga Shoqata e Bankave.
“Për kreditë ekzistuese, shumica e të cilave janë me norma fikse, nuk ndryshon kosto/interesi/kësti; ndërkaq për kreditë me norma variabile të interesit, mund të ndryshojë norma e interesit, varësisht nga ndryshimi kushtet e kontratës së kredisë dhe normës referente, kryesisht Euribor-it e që është jashtë kompetencave të bankave në Kosovë, pra varet nga zhvillimet e tjera ekonomike në nivel të Bashkimit Evropian”, bëjnë të ditur nga shoqata.
Ndërsa të pyetur se cila bankë komerciale në Kosovë e ka bërë ngritjen e normës së interesit, nga Shoqata e Bankave kanë thënë se për dallim prej bizneseve, për ekonomitë familjare nuk ka pasur ngritje të interesit.
“Pra, siç mund të shihet nga të dhënat e lartshënuara, për dallim nga viti 2021, në fund të muajit gusht 2022 kemi një rritje të lehtë të normave të interesit për kredi të korporatave jofinanciare, përderisa kemi një rënie të lehtë të normave të interesit për kredi të ekonomive familjare”, thonë nga shoqata.
Ngritja e interesit të kredive nga bankat komerciale në Kosovë, nga njohësit e ekonomisë po shihet si një goditje për bizneset dhe qytetarët e Kosovës.
Njohësi i ekonomisë Mustaf Kadriu, për FrontOnline tha se ngritja e interesit të kredive është treguesi më i mirë se vendi po përballet me krizë ekonomike.
“Hezitimi i ekonomive familjare që të marrin kredit po ashtu edhe të bizneset gatishmëria e tyre për të marrë kredi dhe rritja e normës së interesit vlerësojë se është një tregues i mirë që kemi krizë ekonomike”, tha ai.
E për të dalë nga kjo krizë, ai thotë se Qeveria duhet të lehtësojë të bërit biznes në Kosovë.
“Ekonomitë familjare si rezultat që nuk kanë siguri financiare nuk janë të interesuara të investojnë dhe gjithë interesimin e kanë të mbushja e shportës e jo të investimi, dhe në këtë drejtim bankat funksionon sipas ekonomisë së tregut dhe interesit financiar dhe në këtë drejtim Qeveria duhet të ia lehtësoj të bërit biznes bankave komerciale që ato të reflektojnë te kësti i kredive dhe interesi”, deklaroi Mustafa.
Se rritja e interesit të kredive nga bankat komerciale në Kosovë është një goditje për bizneset e thotë edhe Skender Krasniqi nga Oda e Afarizmit Kosovë.
“Kjo ndikon shumë, në vend të ulen ato e të rritet përkrahja është ka rritet goditja që po iu bëhet qytetarëve dhe bizneseve. Dhe, po shpresojmë se Qeveria do ta dëgjojë zërin e bizneseve që t’iu dalë në ndihmë”, tha ai.
Për ngritjen e normës së interesit të kredive nga bankat komerciale në Kosovë, është pyetur edhe Autoritetin e Konkurrencës se a kanë filluar hetimet, por në përgjigjet e tyre thuhet se nuk kanë filluar procedurat për hetim.
“Autoriteti i Konkurrencës nuk ka filluar ndonjë procedurë të veçantë hetimore ndaj ndonjë banke, e as bankave në tërësi, lidhur me paralajmërimet për ngritjen e interesit të kredive”, thonë në AKK-ja.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?










