Lajme
Kosovë-Greqi: Kë favorizojnë bastet?
Të dielën në orën 20.45, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Kombëtarja e Kosovës do të ballafaqohet me kampionin e Evropës në vitin 2004, Greqinë, në kuadër të xhiros së dytë të grupit 3 të Ligës së Kombeve në Divizionin C.
Bastet e ndryshme favorizojnë Greqinë për një nuancë ndaj Kosovës, që do t’i mungojnë një numër i madh i futbollistëve: Milot Rashica, Leart Paçarada, Benjamin Kololli, Elbasan Rashani, Hekuran Kryeziu dhe Herolind Shala, shkruan rtk, transmeton Albinfo.ch.
“10Bet” për fitoren e Kosovës e ka koeficientin 3.20, për barazim 3.15 dhe 2.30 për triumfin e Greqisë.
“Bet365” favorizon Greqinë, e cila ka kuotën 2.30, ndërsa për barazim 3.20 dhe 3.10 për fitoren e Kosovës. “BetVictor” po ashtu e favorizon Greqinë, me koeficient 2.38, për barazim 3.13 dhe 3.13 për triumfin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato Abdixhiku: "Mërgata jonë ka dhënë shumë për këtë vend; është koha që shteti t’ia kthejë këtë... -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Albin Kurti në Cyrih: Siguria si garanci e paqes dhe shtetndërtimi si përgjegjësi historike
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën












