Kosova

Kosovë: Konfiskohet sasi e madhe cigaresh në veri

Sot në orët e pasdites Policia e Kosovës ka konfiskuar sasi të madhe cigaresh të kontrabanduara në Zubin Potok.

Rastin e ka konfirmuar për mediat ushtruesi i detyrës së drejtorit të Policisë në veri, Veton Elshani.

Ai tha se lidhur me rastin është konfiskuar furgoni që ishte i ngarkuar me cigare si dhe është dërguar në Doganë.

Elshani tha se për këtë rast nuk ka të arrestuar.