Kosova
Kosovë: Merrte 5000 euro për sigurimin e vizave Schengen, arrestohet nga policia
Sipas informacioneve të policisë për një vizë ai ka përfituar nga 3000 deri në 5000 euro.
Një person është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën “kontrabandë me migrantë”.
A.G. dyshohet se u ka siguruar disa personave viza Schengen, në ambasadën e një shteti të huaj, në një shtet tjetër jashtë Kosovës, raporton Albinfo.ch.
“Policia e Kosovës, konkretisht Sektori i Hetimeve i Departamenti të Policisë Kufitare, ndërmerr veprime konkrete ligjore, pas hetimeve të gjata kundër të dyshuarit mashkull, kosovar, me iniciale (A.G.), nën dyshimin e kryerjes se veprës penale “kontrabandim me migrantë”, ku konkretisht dyshohej se i njëjti person qytetarëve të Republikës së Kosovës u ka siguruar viza Schengen, në Ambasadën e një shteti të huaj, në një shtet tjetër jashtë RKS-së”, thuhet në raportin e policisë.
Tutje theksohet se sipas informatave, i dyshuari për sigurimin e një vize viktimave u merrte shuma të ndryshme të parave, konkretisht nga 3000 deri në 5000 euro.
Po ashtu policia ka bërë bastisje në shtëpinë e të dyshuarit dhe aty ka gjetur armë, para dhe një varg provash të tjera që dyshohet se lidhen me rastin.
“Pas veprimeve të nevojshme ligjore nga Policia Kufitare e Kosovës dhe koordinimit edhe me autoritetet e shtetit respektiv, ku ndodhej ambasada e shtetit të huaj, sot më 27.10.2021, me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë është bërë kontrolli i shtëpisë dhe lokaleve përcjellëse të të dyshuarit, ku gjatë kontrollit janë gjetur dëshmitë si në vijim: Një revole 7.65 “Cr. Zastava”, 32 Plumba të revoles 7.65 mm, këllëf i revoles (Cr Zastava), Një Revole Ekol Aras Magnum, 13 Plumba me gaz të revoles Ekol Aras Magnum, Një Iphone 11 Pro Max, mbi gjashtë mijë euro para të gatshme, si dhe dinar të Serbisë dhe të Maqedonisë së Veriut”, thuhet në raport.
I dyshuari është intervistuar në prezencë të mbrojtësit të angazhuar sipas detyrës zyrtare dhe me vendim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, i njëjti dërgohet në mbajtje për procedura të mëtejme ligjore./albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil











