Kosova
Kosovë: Ministria e Shëndetësisë jep udhëzime për mbrojtje nga temperaturat e larta në periudhën 3–10 korrik

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës ka dhënë një udhëzim me masa dhe këshilla për mbrojtjen e punonjësve dhe grupeve të ndjeshme nga nxehtësia ekstreme, e cila pritet të vazhdojë në Kosovë gjatë periudhës 3-10 korrik.
Këto rekomandime mbështeten në udhëzimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK).
Gjatë kësaj jave, në Kosovë priten temperatura deri në 36 gradë Celsius, ndërsa disa vende evropiane, si Spanja dhe Italia, po përjetojnë temperatura mbi 40 gradë në valën më të fortë të të nxehtit këtë verë, transmeton albinfo.ch.
Sipas Ministrisë, temperaturat e larta mund të kenë pasoja serioze në shëndetin e njerëzve, sidomos për grupet më të rrezikuara, si fëmijët, të moshuarit, gratë shtatzëna, personat me sëmundje kronike dhe punonjësit që operojnë në ambiente të hapura ose në kushte me temperaturë të lartë.
Ministria sugjeron që institucionet publike dhe private të adaptojnë oraret e punës për stafin, duke ofruar fleksibilitet, fillim më të hershëm të punës në mëngjes ose mundësi për punë nga shtëpia kur kjo është e mundur.
Gjithashtu, gratë shtatzëna dhe personat me sëmundje kronike duhet të përjashtohen nga puna gjatë orëve më të nxehta të ditës ose të kenë mundësinë të punojnë nga shtëpia.
Rekomandohet gjithashtu që ambientet e punës të ajrosen mirë dhe të vendosen pika freskimi në hapësira të jashtme, si dhe të sigurohet ujë i ftohtë për punonjësit.
Ministria fton të gjitha institucionet që të zbatojnë këto masa për të mbrojtur shëndetin e punonjësve dhe grupeve të ndjeshme gjatë kësaj vale të të nxehtit.
E-Diaspora
-
Kjo është gjendja në pikëkalimet kufitare me Kosovën Si është gjendja në pikat kufitare për të hyrë në Kosovë?...
-
Dyseldorf: Ndahen mirënjohjet për nxënësit e mësimit plotësues të gjuhës shqipe
-
Liriona Morina, finaliste në mesin e avokatëve të rinj më të mirë të Evropës
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar”
-
Alban Dervishi, shqiptari që udhëheq një nga anijet më të fuqishme të SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Nxënësit shqiptarë nga Zvicra nisin Shkollen Verore “Jam Shqiptar” 20 vajza e djem shqiptarë nga diaspora në Zvicër, fillojne sot zyrtarisht edicionin e ri te...
-
Gjenevë: Fondi i pensioneve tërhiqet nga obligacionet izraelite
-
Laboratori i Cyrihut zbulon baktere në makinat e kafesë
-
Pas një jave përvëluese, kthehet freskia në Zvicrën frëngjishtfolëse
-
Tuneli rrugor Gotthard deri në 20 milionë franga kosto shtesë për tubin e dytë