Kosova
Kosovë: Nga 30 gushti janë shqiptuar 25 mijë gjoba nga policia
Mbi 25 mijë gjoba ka shqiptuar policia e Kosovës nga 30 gushti, kur u miratuan masat e reja për parandalimin e përhapjes së Covid-19
Në polici thonë se qytetarët po zbatojnë rregullat në masë të madhe, derisa dënimet më të shumta janë shqiptuar për mosmbajtje të maskës.
Zëdhënësi i policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka dhënë detaje.
“Numri nuk është i vogël për arsye se ne kemi dashtë që fillimisht ta prekim anën e sensibilizimit. Më pastaj kemi kaluar në dhënien e vërejtjeve për të shmangur atë dhe për të treguar se qëllimi është sensibilizimi dhe parandalimi. Në një pikë kur vijmë te mos arritja e qëllimit të këtyre dy pikave të para, atëherë jemi të detyruar të shqiptojmë gjoba”, tha Kelani.
“Nëse i marrim shifrat nga data 30 gusht kur kanë hyrë në fuqi masat e reja ne kemi shqiptuar diku mbi 25 mijë gjoba. Po flas me informacionet që i kam deri më datën 6 shtator dhe bazuar në këto shifra janë të përfshirë edhe persona fizik e juridik’, shtoi ai për RTV21.
Kelani tha se i lartë është edhe numri i vërejtjeve, por se qytetarët kanë nisur t’i zbatojnë rregullat e reja.
“Kanë qenë diku edhe mbi 8400 vërejtje që policia e Kosovës i ka dhënë ndaj qytetarëve”, tha Kelani.
“Qytetarët tani janë duke e zbatuar në masë të madhe vendimin, qofshin ato për bartje të maskës, për distancë, por edhe nga ana e biznesit. Numri më i madh i gjobave është ndaj personave fizikë, kryesisht për mosmbajtje të maskës’, shpjegoi ai.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën










