Kosova
Kosovë: Një polic ka vdekur në vendin e tij të punës në Jarinje, reagon Sveçla
Një polic ka vdekur në vendin e tij të punës, në pikën kufitare në Jarinje.
Polici, tanimë i ndjerë, ishte duke e kryer ndërrimin e natës, kur u gjet i vdekur nga kolegët e tij, teksa për vdekjen e tij, ngushëllime familjes i ka shprehur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, përcjell albinfo.ch.
Ai tha se Rexhep Sejdiu do të kujtohet si zyrtar i përkushtuar e i palodhur.
“Të angazhuar në luftë kundër çdo kriminaliteti veçanërisht viteve të fundit në veriun e vendit tonë si pjesëtar i Njësisë së Ndërhyrjes së Shpejtë të kufirit. Bashkë me kolegët e tij, Rexhepi para një viti i rezistoi me qëndrueshmëri bllokimit 19 ditor në Jarinje pasi kishin arrestuar ish-zyrtarin policor Dejan Pantiq”, ka thënë ai.
Tutje ai u shpreh se lajmin për vdekjen e Sejdiut e ka pranuar me pikëllim të thellë.
”Zyrtari policor Rexhep Sejdiu do të mbetet përherë në mendjet e të gjithë neve që kishim fatin ta takonim gjithnjë në nivel të detyrës e kolegëve që punuan e shërbyen çdo ditë bashkë me të. Shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes së tij, nënës, bashkëshortes e fëmijëve të tij. Të gjithë kolegëve e Policisë së Kosovës për humbjen e pjesëtarit të tyre”, u shpreh tutje ai.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Zvicër
-
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? Numri i lejeve për blerjen e armëve është rritur ndjeshëm në vitin 2025... -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore -
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 -
Tërheqje produktesh në Zvicër












