Kosova
Kosovë: SHBA-ja dhuron 6 milionë dollarë për digjitalizimin e gjykatave dhe SHKK-së
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhuruar gjashtë milionë dollar për projektin e pajisjeve audio-vizuele për gjykatat dhe Shërbimin Korrektues të Kosovës.
I pranishëm në dhurimin e donacionit ka qenë edhe ndihmëssekretari për Byronë Ndërkombëtare për Narkotikë dhe Sundim të Ligjit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Todd D. Robinson, i cili ka thënë se digjitalizimi i gjykatave është e ardhmja.
“E përgëzoj KGJK-në dhe SHKK-në për përpjekjet e tyre që ky projekt të realizohet. Ka shumë përfitime nga kjo teknologji. Ofron transkriptim të procedurave gjyqësore. Digjitalizimi i gjykatave është e ardhmja. Teknologjia do t’iu mundësojë dëshmitarëve të cenuar për t’u paraqitur në gjykata. Kur të funksionalizohet plotësisht do të zvogëlohet nevoja e transferimit të të burgosurve në gjykata përfshirë atyre me rrezik të lartë”, ka thënë ai.
Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor, Albert Zogaj, ka thënë se këto pajisje do ta ndihmojnë transparencën e gjyqësorit.
“Pavarësia e sistemit gjyqësor dhe llogaridhënia mbetën çështjet më të rëndësishme. Transparenca e gjyqësorit besojmë që është një pikë e fortë e sistemit tonë në Kosovë. Kontributi dhe ndihma që ka dhënë INL për instalimin e pajisjeve të incizimit e ndihmon në masë të konsiderueshëm transparencën. Jep një mbrojtje dhe siguri të veçantë siç janë dëshmitarët e mbrojtur”, ka shtuar tutje ai, transmeotn albinfo.ch.
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismet Dibrani, ka thënë se projekti i sotëm është ndër donacionet më të rëndësishme të SHBA-së.
“Donacioni i sotëm është ndër donacionet më të rëndësishme. Do të zvogëlojë nevojën për transport nga gjykata dhe burgjet duke bërë që seancat të jenë me efeciente. Mbështetja e qeverisë amerikane ka qenë dhe mbetet qenësore për shërbimin korrektues”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? Pesë shtetet me investimet më të mëdha në Kosovë gjatë vitit 2025... -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“
Jeta në Zvicër
-
Bashkimi i dy kompanive zvicerane të sigurimeve pritet të sjellë deri në 2,300 humbje vendesh pune Pas bashkimit të Helvetia dhe Baloise, shkurtimet e vendeve të punës mund të jenë më të... -
Qiratë e përballueshme në Zvicër, një luks i rrallë -
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës












