Kosova
Kosovë: Shtyhet pushimi dimëror i shkollave
Ministria e Arsimit të Kosovës ka njoftuar se pushimi dimëror për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme të Kosovës nuk do të nisë në fund të dhjetorit siç ishte paraparë fillimisht.
Sipas zëdhënëses së Ministrisë së Arsimit, Besa Bytyçi, pushimi dimëror do të fillojë më 10 janar të vitit të ardhshëm.
Vendimi për shtyrjen e pushimit dimëror është marrë për shkak se në institucionet arsimore në vend janë duke u kompensuar orët e humbura si pasojë e pandemisë COVID-19.
Pushimi dimëror do të fillojë më 10 janar e do të zgjasë deri më 31 janar 2022.
Oraret e orëve mësimore të cilat do të zëvendësohen:
– Në muajin dhjetor, 2021 me datat: 4.12.2021, 18.12.2021, 28.12.2021, 29.12.2021 dhe 30.12.2021 (ditë të pushimit dimëror);
– Në muajin janar, 2022 zëvëndësimi të bëhet me datat: 15.01.2022 dhe 29.01.2022;
– Në muajin shkurt, 2022 me datat: 12.02.2022 dhe 26.02.2022.
– Në fund të periudhës së tretë, për nxënësit të cilët e përfundojnë shkollën e mesme të lartë klasën e 12-të (maturantët), zëvëndësimi të bëhet me datat: 16.05.2022, 17.05.2022, 18.05.2022, 19.05.2022, 20.05.2022.
Për nxënësit e klasave 9, 10 dhe 11-të, zëvëndësmimi bëhet me datat: 06.06.2022, 07.06.2022, 08.06.2022, 09.06.2022, 10.06.2022.
Për nxënësit e klasave 1-8 dhe fëmijët parafillor, zëvëndësimi do të bëhet me datat: 20.06.2022, 21.06.2022, 22.06.2022, 23.06.2022 dhe 24.06.2022.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil













