Lajme
Kosovë, s’ka zgjidhje për Kartonin e Gjelbër
Diaspora kosovare do të vazhdojë të paguaj sigurime për vetura gjatë hyrjes në Kosovë, pasi që nuk ka marrëveshje për Kartonin e Gjelbër
Mërgimtarët kosovarë do të vazhdojnë të paguajnë taksa kufitare në emër të kartonit të gjelbër, kjo pasi që nuk ka shenja se Kosova shpejt do të anëtarësohet në Këshillin e Byrove Evropiane. Kështu ka deklaruar Greet Flore, sekretare e përgjithshme e Këshillit të Byrove Evropiane.
Flore tha se Kosova po ballafaqohet me të njëjtat pengesa, mosnjohjen nga Kombet e Bashkuara. Por, Flore tha se mund të gjenden rrugë alternative, përmes nënshkrimeve të memorandumeve të mirëkuptimit me shtetet evropiane.
“Prej vizitës sime të fundit në Kosovë, për fat të keq nuk ka kurrfarë ndryshimesh. Nuk ka njohje prej Kombeve të Bashkuara dhe normalisht nuk njihen as targat e Kosovës. Nuk ka as ndonjë nënshkrim të konventës së Vjenës, gjë që e bën të pamundur që Këshillit të Byrove t’iu jepet mundësi që të jeni anëtare e këtij këshilli”, tha ajo, raporton Kpress.
Flore po ashtu pohoi se dëshiron të ofroj një zgjidhje, por me rëndësi është që të kemi trafik të lirë dhe me shtetet fqinje. Në fakt sipas saj, qarkullimi i lirë me shtetet fqinje, është gjëja më e rëndësishme për trafikun ndërkufitare. Ndërsa propozoi që Kosova të nënshkruaj sa më shumë memorandume mirëkuptimi me shtetet fqinje.
Ndërkaq Rrahim Pacolli, anëtarë i asamblesë së përgjithshme, të Byrosë Kosovare të sigurimeve tha se do ta bëjnë të pamundurën për arritjen e një marrëveshje me Serbinë dhe me kartonin e gjelbër, në mënyrë që bashkatdhetarët që vijnë në Kosovë, të lëvizin lirshëm.
“Desha të iu them qytetarëve se menjëherë pas fillimit të bisedimeve në Bruksel, ne do të bëjmë maksimumin për arritjen e një marrëveshje me Serbinë dhe me kartonin e gjelbër paralel, që bashkatdhetarët tanë, të mund të qarkullojnë të lirë kur të hyjnë në territorin e Kosovës, të vijnë pa paguar”, deklaroi ai.
Ndërkaq, për Faton Abazin, drejtor ekzekutiv në Byron Kosovare të Sigurimeve, mbetet shqetësuese që mërgimtarët që të detyrohen të paguanë edhe taksa rrugore gjat ardhjes në Kosovë.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore











