Kosova
Kosovë, synohet themelimi i kompanisë “AIR Kosova”
Republika e Kosovës së shpejti do të promovojë politika për thirrjen e investitorëve të interesuar që të investojnë në tregun e transportit ajror, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës. Kjo për faktin se shteti i Kosovës, sipas tyre, ende nuk ka ndonjë kompani shtetërore ajrore.
Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se së shpejti kjo ministri do të dërgojë një propozim në Qeverinë e Kosovës, me qëllim të përgatitjes së dokumentacionit për fillimin e bashkëpunimit me kompani të interesuara për tregun e transportit ajror.
“Ne si ministri në konsultim me Agjencinë e Aviacionin Civil të Kosovës do të promovojmë një politikë të nxitjes së investimeve të avio-kompanive të interesuara të cilat dëshirojnë të hyjnë në tregun e Kosovës në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës”, tha Lekaj.
Ministri Lekaj tha se Kosova po synon të praktikojë modelin tashmë të zbatuar nga Republika e Shqipërisë, shkruan rel, përcjell albinfo.ch.
Qeveria e Shqipërisë në muajin maj të vit të kaluar ka marrë vendim për krijimin e shoqërisë së përbashkët me përgjegjësi të kufizuar “Air Albania”, e cila do të operojë në fushën e transportit ajror. Kjo kompani është krijuar ndërmjet disa ortakëve, por që në përputhje me ligjet shqiptare, shteti si pronar përfaqëson 51 për qind të aksioneve.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë












