Lajme
Kosovë, të gjithë kundër gjuhës së urrejtjes
Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, ambasadori Jean–Claude Schlumberger kërkoi nga shoqëria civile dhe media kosovare që ta shmangin gjuhën e urrejtjes
Shmangja e gjuhës së urrejtjes nga diskursi publik është shumë me rëndësi për pajtimin dhe ndërtimin e besimit në mes të grupeve dhe komuniteteve në Kosovë. Kështu u tha të premten në konferencë e organizuar në Prishtinë nga Misioni i OSBE-së, lidhur me “gjuhën e urrejtjes”.
Në konferencë morën pjesë më shumë se 50 gazetarë, ekspertë ligjorë, përfaqësues të shoqërisë civile dhe të institucioneve nga Ballkani perëndimor, të cilët kanë shqyrtuar dispozitat dhe praktikat ligjore që aplikohen në rajon në përpjekje për ta zvogëluar gjuhën e urrejtjes.
Ata thanë se përfshirja aktive e shoqërisë civile dhe përgjigjet e duhura institucionale janë vendimtare në eliminimin e gjuhës së urrejtjes, përfshirë asaj në internet.
Në konferencë ishte i pranishëm edhe shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Ambasadori Jean–Claude Schlumberger, dhe përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave, Dunja Mijatović.
“Gjuha e urrejtjes mund t’i dëmtojë ata kundër të cilëve është e drejtuar pasi që nxit diskriminim, dhunë dhe shkelje të tjera të të drejtave të njeriut,” tha ambasadori Schlumberger, sipas të cilit, largimi i gjuhës së urrejtjes nga diskursi publik është shumë me rëndësi për pajtimin ndërmjet komuniteteve.
Ai kërkoi bashkëpunim në mes të legjislativit, ekzekutivit dhe drejtësisë, si dhe medias e shoqërinë civile kundër gjuhës së urrejtjes.
Ndërsa përfaqësuesja e OSBE-së për Lirinë e Mediave, Dunja Mijatović tha s mediat e lira dhe mbrojtja e së drejtës themelore për liri të shprehjes janë bazë për zhvillim të shoqërive më tolerante dhe më të respektueshme.
Ajo shtoi se vetëm shprehjet që përbëjnë nxitje të drejtpërdrejtë të dhunës mund të ndalohen dhe se çfarëdo gjuhe tjetër, sado problematike apo fyese, nuk duhet të ndiqet penalisht.
Konferenca shënon fillimin e debatit për adresimin e gjuhës së urrejtjes në Kosovë, dhe shkëmbimin e praktikave më të mira në Ballkanin perëndimor. Misioni i OSBE-së në Kosovë, siç u tha në konferencë, ka për mandat mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të njeriut, demokratizimin dhe zhvillimin e sektorit të sigurisë publike.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?











