Kosova
Kosovë: Viti i ri shkollor nis më 1 shtator, me prezencë fizike dhe orar të plotë
Ministria ka njoftuar se janë bërë të gjitha përgatitjet që viti i ri shkollor në Kosovë të fillojë më 1 shtator, me prezencë fizike në shkollë dhe me orar të plotë
Ky është vendimi i fundit i kumtuar sot, gjatë takimit të Kolegjiumit për Arsim të Asociacionit të Komunave të Kosovës me Drejtorët Komunalë të Arsimit, e ku mori pjesë ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci.
Në komunikatën për media njoftohet se në takim u konkludua se janë bërë të gjitha përgatitjet nga ana e komunave të Kosovës dhe ministrisë, në mënyrë që viti i ri shkollor të fillojë më 1 shtator me prezencë fizike në shkollë dhe me orar të plotë.
“Ministrja Nagavci theksoi se rekomandimet e MSH dhe IKSHPK, por edhe praktikat botërore tregojnë se mësimi këtë vit shkollor po fillon me prezencë fizike në shkollë. Ajo i informoi drejtorët komunalë të arsimit për përgatitjet që janë bërë nga ana e ministrisë për fillimin e vitit shkollor”, thuhet në njoftim.
Në të njëjtën kohë, ministrja Nagavci u bëri thirrje mësimdhënësve, nxënësve dhe prindërve që të kujdesen maksimalisht, duke zbatuar masat e rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe IKSHPK, në mënyrë që nxënësit të mos humbin edhe mëtutje në procesin mësimor.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Qumështi pluhur i kontaminuar: a ka pasivitet tek autoritetet zvicerane? Raste të fëmijëve të sëmurë janë raportuar pas tërheqjes nga tregu të formulave për foshnja në... -
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil












