Lajme
Kosovës nuk i lejohet pjesëmarrja në Asamblenë Parlamentare të KE-së
Përbërjes së delegacionit të Kosovës nuk i është lejuar pjesëmarrja zyrtare dhe as adresimi në punimet e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (KE), ndonëse ka pasur përpjekje për t’u arritur një gjë e tillë.
Burime të Kohës Ditore kanë bërë të ditur se ka pasur përfshirje edhe të vetë qeveritarëve turq, që një gjë e tillë të arrihet, por fakti që një pjesë e konsiderueshme e shteteve anëtare të KE-së nuk e njohin pavarësinë e Kosovës ka pamundësuar një gjë të tillë.
Ndryshe dje në ndërtesën e Këshillit të Evropës ka qëndruar ministri në largim i Arsimit, Enver Hoxhaj, ndërkaq sot atij pritet t’i bashkohen edhe anëtarët e Kryesisë së përbërjes së fundit të Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti dhe Ibrahim Gashi. Ministri Hoxhaj ka pasur disa takime me përfaqësues të shteteve që e mbështesin pavarësinë e Kosovës, nga të cilët ka kërkuar mbështetjen në disa qëllime që Qeveria e Kosovës ka në raport me pretendimet e raportuesit Dick Martyt.
“Ne kemi kërkuar që Martyt t’i kërkohet dorëzimi i provave në EULEX dhe që të nisë një hetim sa më i shpejtë nga EULEX-i”, ka thënë Hoxhaj.
Dje sekretariatit të Këshillit të Evropës i është dorëzuar edhe peticioni me nënshkrimet mbi 250 mijë shqiptarëve që kundërshtojnë raportin e Martyt. Dorëzimin e peticionit e ka bërë kryetari i organizatës së veteranëve të luftës, Muharrem Xhemajli.
Raporti i Martyt pritet që të martën të mbështetet nga Këshilli i Evropës me një rezolutë. Draft-rezoluta aktuale është mjaft negative për Kosovën. Shqipëria dhe Turqia po përpiqen që ta përmirësojnë duke e amendamentuar. Po përpiqen që të zhdukin nga rezoluta fjalët “prova” dhe “fakte”, duke i zëvendësuar ato me “dyshime” dhe “thashetheme”.
Shpëtim Idrizi nga partia e çamëve, Kastriot Islami dhe Damjan Lekë Gjiknuri nga Partia Socialiste, ishin deputetët që lobonin te shumica e delegacioneve të 47 shteteve anëtare të KE-së. Arenca Trashani dhe Ilir Rrusmajli do të jenë në Strasburg nga sot, më saktë dita e dytë e Asamblesë Parlamentare.
Ndërsa nesër Asamblesë Parlamentare do t’i drejtohet presidenti i Serbisë, Boris Tadiq dhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror













