Lajme
Kosovës nuk i lejohet të luaj futboll në Zvicër
Federata zvicerane e Futbollit nuk do ta lejojë Kombëtaren e Kosovës të zhvillojnë ndeshje ndërkombëtare në shtetin helvetik
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) nuk do të mund të organizojë më ndeshje në territorin e Zvicrës. Kështu duket se ka marrë vendim Federata zvicerane e Futbollit e cila nuk do ta lejojë kombëtaren e Kosovës dhe disa përfaqësueseve të tjera që të zhvillojnë ndeshje ndërkombëtare në shtetin helvetik.
Këtë vendimin, Federata zvicerane e vlerëson të zakonshëm, ndërsa në Kosovës, siç shkruana “Koha”, nuk kanë asnjë informacion për një sanksion të tillë.
Marco von Ah është shefi i Departamentit për media në Federatën e Futbollit të Zvicrës. Ai ka thënë se Zvicra nuk është e përgatitur të marrë gjoba nga FIFA në rast se ndërmjet dy përfaqësueseve jo zvicerane shkaktohen incidente. Sipas tij, Zvicra nuk dëshiron ta prishë imazhin me përfaqësuese, që pas vetes mund të sjellin edhe telashe.
“Fakti që Federata e Zvicrës nuk do ta lejojë Federatën e Kosovës të luaj futboll në Zvicër nuk është asgjë e veçantë, pasi që ne nuk lejojnë edhe shumë vende të tjera të luajnë në Zvicër”, deklaroi Von Ah.
Për këtë pezullim nuk kanë informacione përfaqësuesit e Institucioneve kosovare të Futbollit.
Eroll Salihu, sekretar i Federatës së Futbollit të Kosovës tha se nuk kanë marrë asnjë vendim zyrtar nga Zvicra, për anulimin e këtyre ndeshjeve. Ai tha se kjo nuk guxon të ndodhë sepse është kundër parimeve të sportit.
“Do të ishte kundër parimeve të sportit dhe kundër popullit shqiptarë që jenë në Zvicër:, deklaroi Salihu, sipas të cilit, Federata e Kosovës është federata më fer, dhe në dy ndeshjet e kaluara nuk ka ndodhur asnjë incident gjatë ndeshjeve në Gjenevë.
Ndryshe, Kosova ndeshjen e parë në nivel të përfaqësuesve të organizuar jashtë vendit e luajti në Zvicër më 25 maj të vitit të kaluar. Kjo ndeshje u luajt kundër Senegalit, ku Kosova humbi me rezultat 3:1. Pas kësaj Kosova luajti edhe një ndeshje në Zvicër kundër ekipit Wil.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












