Lajme
Krasniqi: Nuk duam të izolohemi
“Kosova nuk dëshiron të mbetet e izoluar në Ballkan, ndërsa dëshiron që sa më parë të nisë procesin e dialogut të vizave” kështu ka deklaruar Kryekuvendari Krasniqi në fjalimin e tij në konferencën “Ballkani Perëndimor drejt një Evrope më të integruar”, e cila u organizua nga Parlamentit Evropian dhe Parlamenti i Hungarisë, vend kryesues i radhës i Bashkimit Evropian.
“Këtë e dëshirojmë jo si dhuratë, por për shkak se i përmbushim dhe dëshirojmë t’i përmbushim të gjitha kushtet për heqjen e vizave, ka thënë Krasniqi i cili e ka përfaqësuar Kosovën, ndërsa organizatorët e konferencës kritikuan mospjesëmarrja e Serbisë. Kryetari i Parlamentit të Hungarisë shprehu keqardhje për bojkotin nga Serbia, duke thënë se “Serbia duket të ketë problem me vetveten, sepse ajo nuk po e kupton nëse është ajo vetë që dëshiron t’i bashkëngjitet Bashkimit Evropian apo duhet ky i fundit t’i bashkohet Serbisë”.
Ai ka thënë se Kosova ka të drejtë të marrë pjesë në takime të tilla, sepse Kosova, për shkak të mosnjohjes nga pesë vendet anëtare, nuk ka kontakte institucionale me BE-në. Prandaj, sipas tij, Serbia nuk ka arsye të bojkotojë takime të tilla për shkak të Kosovës.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj













