Lajme
Krasniqi: S’ka qeveri para 17 shkurtit
Duke komentuar pohimet për postin e presidentit, Krasniqi ka thënë se do të respektojë vendimin e partisë së tij rreth kësaj çështje
Kanë dalë në shesh dallimet brenda PDK-së. Përderisa kreu i kësaj partie, Hashim Thaçi dhe përfaqësues të bashkësisë ndërkombëtare, pohonin se para 17 shkurtit – trevjetorit të shpalljes së pavarësisë, do të formohet qeveria e re, sekretari I përgjithshëm I PDK-së, Jakup Krasniqi, njëherësh ushtrues i detyrës së presidentit, ka caktuar më 24 shkurt konstituimin e Kuvendit.
Në mbledhjen e sotme të Kryesisë së mëparshme të Kuvendit me përfaqësuesit e partive parlamentare, Krasniqi ka dal me qëndrim që për shkak të rrethanave politike në Kosovë, është e pamundur që institucionet e vendit të krijohen para 17 shkurtit. Krasniqi, megjithatë, ka thënë se institucionet do të konstituohen brenda afatit kushtetues – brenda shkurtit.
Ndërsa, duke komentuar pohimet për postin e presidentit, Krasniqi ka thënë se do të respektojë vendimin e partisë së tij rreth kësaj çështje.
Zhvillimet e sotme vijnë pas shkrimeve të mediave se ka dallime brenda PDK-së lidhur me një takim të kreut të kësaj partie Hashim Thaçi me kreun e AKR-së, Behgjet Pacolli, ku parashihej që ky i fundit të zgjidhet president. Sipas mediave, dhjetë deputetë të PDK-së nuk do ta votonin Pacollin për president, ngase parapëlqejnë që Krasniqi të mbajë postin e presidentit.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla










