Lajme
Krasniqi ua fali dënimet 103 të burgosurve
Në nxjerrjen e dekretit, Krasniqi ka marrë në konsideratë dispozitat kushtetuese dhe të Ligjit për faljen
Ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi, në përvjetorin e tretë të pavarësisë, ka nxjerrë një dekret për faljen e dënimit të mbetur ose zvogëlimin e dënimit me burg për 103 persona, të cilët janë duke vuajtur dënimet në burgjet e Kosovës, në bazë të aktgjykimeve të formës së prerë.
Dekreti është nxjerrë, duke u bazuar në nenin 90, në nenin 84, pika 29 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 5 të Ligjit për falje, si dhe në Dekretin e Presidentit të Republikës së Kosovës, Nr. DF-001-2009, për Përcaktimin e Kritereve për Dhënien e Faljes Personave të Dënuar.
Në nxjerrjen e këtij dekreti, Krasniqi ka marrë në konsideratë dispozitat kushtetuese dhe të Ligjit për faljen, Kodin Penal të Republikës së Kosovës dhe Dekretin DF-001-2009 mbi Përcaktimin e Kritereve për Dhënien e Faljes Personave të Dënuar, si dhe të dhënat e rekomanduara nga Drejtoritë e Burgjeve të Kosovës dhe mendimin e Komisionit Profesional Ad Hoc, të themeluar nga ushtruesi i detyrës së presidentit të Kosovës.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Rritje e aksidenteve në rrugët e Ticinos Në vitin 2025 kishte 3874 aksidente, krahasuar me 3901 në vitin 2024 - Numri i vdekjeve... -
Vazhdojnë kolonat e gjata para tunelit Gotthard -
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla











