Lajme
Krijohet bursa për studentë, me emërtimin “Bukurije Gjonbalaj”
Bursa prej rreth 35 mijë frangash zvicerane do të jepet për program njëvjeçar në Gjenevë
Shkolla e Gjenevës për Diplomaci dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare ka krijuar një programi të ri burse për studentët në nivelin Master.
Kjo bursë është emërtuar “Bukurije Gjonbalaj”, në nderim të zonjës me këtë emër, si ish studente dhe ligjëruese e dalluar, e cila është udhëheqëse për marrëdhënie ndërkombëtare në RTK.
Bursa prej rreth 35 mijë frangash zvicerane do të jepet për program njëvjeçar në Gjenevë. Në vitin e parë, bursa do t`i ndahet një studenti nga Kosova, ndërsa më pas një studenti kroat, një boshnjaku dhe një serbi, raporton RTK.
Sipas Bukurje Gjonbalajt, konkursi për këtë bursë do hapet në qershor, ku studenti që do ta fitojë bursën, do përzgjidhet me një vendim të verbër. Pra, konkurrentët nuk do të njihen me emra, por me kode identifikuese.
Gjonbalaj tash është nominuar për ambasadore të Republikës së Kosovës në Itali. /albinfo.ch & rtk/
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Peticion për ndalimin e klasit të parë në trena Krahu rinor i Shoqatës së Transportit dhe Mjedisit po bën thirrje për heqjen e klasit të... -
Shkatërrohet rrjeti kriminal francez/zviceran -
Zvicër: Dallime të mëdha çmimesh në vendpushimet e skive -
FSO: Pabarazi në punësim mes migrantëve dhe vendasve -
Paga mesatare në Gjenevë mbetet mbi mesataren kombëtare zvicerane













