Lajme
Krijohet Rrjeti komunal për Diasporë
Ministria e Diasporës beson se përmes krijimit të mekanizmave të tillë do të rritet efektiviteti i punës së institucioneve në raport me Diasporën
Para se të filloj ardhja e bashkatdhetarëve në Kosovë për pushimet e verës, Ministra e Diasporës ka zhvilluar një punëtori me zyrtarët ndërlidhës të komunave kosovare, për t’i bashkërenduar veprimet për akomodimi e bashkatdhetarëve, kryesisht në kohën kur fillon fushata “Ti je pjesë e atdheut” gjatë “Ditëve të diasporës”.
Kjo punëtori që u mbajt në objektin e Ministrisë së Diasporës u organizua në bashkëpunim me programin DEED të UNDP-së dhe IOM-in.
“Qëllimi i kësaj punëtorie ishte qasja e përgjithshme ndaj diasporës, gjetja e mënyrave të komunikimit dhe raportimit mes komunave dhe MeD-së, koordinimi i aktiviteteve për diasporën, qasja ndaj kulturës dhe arsimit në diasporë, strategjia e diasporës dhe bashkëpunimi me donatorët, regjistri i diasporës dhe rëndësia e tij, fuqizimi i lidhjeve me diasporën, si dhe tërheqja e investimeve”, thuhet në njoftimin e MeD-it.
Sipas tyre, me krijimin e këtij rrjeti të zyrtarëve ndërlidhës komunalë për Diasporën, po përmbushet edhe një tjetër segment i rëndësishëm i Strategjisë për Diasporën.
”Ministria e Diasporës beson se përmes krijimit të mekanizmave të tillë do të rritet efektiviteti i punës së institucioneve në raport me Diasporën”, thuhet në njoftim. Po ashtu, në këtë punëtori u diskutua se si aktivitetet e organizuara nga komunat të shfrytëzohen edhe për promovimin e rëndësisë së mësimit shqip në diasporë, regjistrimin, por edhe për tërheqjen e investimeve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë Në Schattdorf të Kantonit Uri, reagimi i menjëhershëm i një qytetari bëri dallimin mes jetës dhe... -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit
Jeta në Zvicër
-
Zvicra shënon vitin e katërt më të ngrohtë të regjistruar ndonjëherë Viti 2025 do të jetë viti i katërt më i ngrohtë i regjistruar ndonjëherë në Zvicër... -
Sot pritet të jetë dita më e ngarkuar në aeroportin e Cyrihut -
Rreth 300 mijë persona në Zvicër heqin dorë nga ndihma sociale nga frika e humbjes së lejes së qëndrimit -
Zvicra shqyrton lehtësimin e natyralizimit për sipërmarrësit e huaj -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë












