Shkurt.ch
Kritika përdorimit të mjeteve qetësuese për dëbimin e të huajve
Në katër raste është dëshmuar se autoritetet kanë përdorur mjete qetësimi kundër vullnetit të personave që do të dëboheshin nga Zvicra.
Komisioni nacional për mbrojtje kundër torturimit ka drejtuar kritika në lidhje me përdorimin e medikamenteve qetësuese për të huajt që dëbohen me dhunë, në aeroplanët specialë.
Sipas këtij komisioni, në katër raste është dëshmuar se autoritetet kanë përdorur mjete qetësimi kundër vullnetit të personave që do të dëboheshin nga Zvicra.
Komisioni më tutje në reagimin e vet shkruan se mjetet për qetësim mund të përdoren vetëm në rastet kur këtë e përcakton mjeku. Dhe raste të tilla janë ato kur personi kërcënohet nga ndonjë dëmtim serioz i shëndetit ose mund të rrezikojë personat e tretë.
Si “veçanërisht shqetësues” komisioni ka vlerësuar përdorimin e medikamentit Ketamin, i cili për shkak të narkotizimit komplet të trupit përbën një ndërhyrje joproporcionale në integritetin trupor, shkruan nzz.ch.
Komisioni kundër torturës, nga korriku i vitit të kaluar deri në prill të këtij viti ka përcjellë 31 fluturime me 159 persona të dëbuar.
Si pozitive, komisioni i ka vlerësuar përdorimin e masave detyruese, prangave, të cilat që nga mesi i vitit 2012 përdoren ne mënyrë të diferencuar.
Sipas tij, autoritetet përgjegjëse kanë provuar më shpesh se më parë që situatat e vështira t`i zgjidhin me biseda qetësuese.
E-Diaspora
-
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot shfaq një program artistik në 20 vjetorin e Bibliotekës ndërkulturore «... -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025?
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Rritet papunësia tek të diplomuarit me master në Zvicër Që nga viti 2010 numri i të papunëve me diplomë master është rritur rreth 70 për... -
Zvicra kalon në orën verore: Akrepat e orës zhvendosen këtë të diel -
Rritet blerja e armëve në Zvicër, sport apo nevojë për siguri? -
Hetim penal pas aksidentit me teleferik -
Zvicër: Më pak viktima në sportet malore











