Lajme
Kroacia në mbështetje të diasporës kosovare
Zëvendësministri kroat i Kulturës, Berisla Shupic i ofroi mbështetje Ministrisë kosovare të Diasporës për Restaurimin e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore
Institucionet e Kosovës dhe ato të Kroacisë do të intensifikojnë bashkëpunimin në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, gjuhës dhe identitetit kombëtar për komunitetet e të dyjave vendeve. Kështu u tha gjatë një takimi që ministri i Diasporës, Valon Murati zhvilloi me zëvendësministrin e Kulturës të Kroacisë, Berislav Shupic.
Murati gjatë vizitës në Kroaci takoi zëvendësministrin Shupiq me të cili diskutoi edhe mundësinë e inicimit të marrëveshjes së bashkëpunimit për hapjen e Qendrave Kulturore të Kosovës dhe Kroacisë në dy vendet.
Ministri Murati e njoftoi zëvendësministrin mbi objektivat e Ministrisë së Diasporës në fushën e ruajtjes dhe promovimit të kulturës në diasporë dhe integrimit të mërgatës në shtetet ku jetojnë dhe veprojnë, duke theksuar nevojën e shkëmbimit të përvojave të mira në këtë fushë që rezulton në benefit të komunitetit shqiptar që jeton në Kroaci.
Ministri Murati u njoftua nga kolegët e tij të Qeverisë së Republikës së Kroacisë për punën që po bëhet në nënshkrimin e memorandumit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën e bashkëpunimit kulturor, e ku Ministria e Diasporës është e gatshme të ofrojë inputet e veta për të ndihmuar komunitetin shqiptar në Kroaci.
Gjithashtu zëvendësministri Shupic ofroi asistencën e Ministrisë së Kulturës të Kroacisë në angazhimin e Institutit për Restaurimin e Objekteve të Trashëgimisë Kulturore për ngritjen e kapaciteteve të Republikës së Kosovës në këtë fushë.
E-Diaspora
-
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës Mustafa: Osmani s’po e mban anën e Kushtetutës, takimet me diasporën janë të mira, por jo... -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita
Jeta në Zvicër
-
Shpikja e celofanit u bë nga kimisti zviceran Shpikja e celofanit nga kimisti zviceran që revolucionarizoi paketimin ... -
Shërbimet hekurudhore në Lucern janë të kufizuara ndjeshëm për shkak të një linje të dëmtuar -
Problemi i kokainës në Evropë dhe roli i Zvicrës: Sasi rekord dhe rrugë të reja tregtie -
Qirinjtë ‘made in Switzerland’ mjeshtëria sfidon importet -
Produktet vegane dhe vegjetariane në Zvicër po ofrohen më pak, por kërkesa mbetet e lartë











