Lajme
Kroacia pranon ekstradimin e shtetasve të saj në BE
Me këtë marrëveshje Kroacia ka marrë detyrime që deri në fund të vitit 2013 ta përshtatë me legjislacionin e BE ligjin e saj për ekstradimin
Konflikti në mes të Kroacisë dhe Bashkimit Evropian në lidhje ligjin për ekstradimin ka marrë një përfundim pozitiv. Kroacia dhe Komisioni i BE-së duket të kenë arritur një ujdi në lidhje me ekstradimin në vendet e BE-së të shtetasve kroatë të dyshuar për krime të kryera në ato shtete.
Me këtë marrëveshje Kroacia ka marrë detyrime që deri në fund të vitit 2013 ta përshtatë me legjislacionin e vlefshëm në BE ligjin e saj për ekstradimin. Kështu ka deklaruar ministri kroat i drejtësisë Orsat Miljenic në Bruksel. Ai ka shtuar se kjo do të realizohet shpejt dhe pa paraqitur kushte.
Vetëm tri ditë para hyrjes së saj në BE, Parlamenti i Kroacisë kishte vendosur që shteti kroat t`i marrë në mbrojtje shtetasit kroatë të dyshuar për krime të rënda, duke mos pranuar ekstradimin e tyre në vendet e BE-së.
I përballur me këtë refuzim, Komisioni i BE-së kishte kërcënuar Kroacinë se nuk do t`i paguante asaj paratë që duhej t`i takonin si anëtare e re e BE-së.
E-Diaspora
-
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër ODGSH është një organizatë e pavarur, jopolitike dhe jofitimprurëse, e ndërtuar mbi besimin në fuqinë, potencialin... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











