Maqedonia
Kryeministri dhe Presidentja e Maqedonisë flasin pas tragjedisë
Humbja është shumë e madhe, dhimbja e familjes nuk mund të përshkruhet
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, është shprehur i tmerruar nga tragjedia në Koçan.
Ai tha se kjo është një ditë e rëndë për Maqedoninë. “Në këto momente të pikëllimit të thellë, jemi me ata që humbën të dashurit e tyre. Populli dhe Qeveria do të bëjnë gjithçka për të zbutur dhimbjen dhe për të ndihmuar në këto momente të vështira. I bëj thirrje të gjitha institucioneve kompetente, shërbimeve shëndetësore dhe autoriteteve lokale të ndërmarrin të gjitha masat për të ndihmuar të lënduarit dhe për të dhënë mbështetjen e duhur familjeve të prekura,” theksoi Mickoski.
Ai paralajmëroi se gjatë ditës do t’i drejtohet opinionit me më shumë informacione për hapat e ndërmarrë.
Presidentja e Maqedonisë, Gordana Siljanovska Davkova, para pak minutash vizitoi të lënduarit në Klinikën për Sëmundje Kirurgjikale “Shën Naumi i Ohrit”.
Ajo shprehu keqardhje të thellë për tragjedinë ku humbën jetën shumë të rinj dhe uroi shërim të shpejtë për të lënduarit. Gjithashtu, ajo bëri të ditur se ndihmë kanë ofruar autoritetet shëndetësore nga Serbia dhe Bullgaria.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar









