Lajme
Kryeministri Edi Rama, lideri i katërt më i ndjekur në Evropë më 2020
Kreu i qeverisë shqiptare, i pari për numrin e postimeve në Facebook.
Viti 2020 ishte viti që do të mbahet mend gjatë në histori si viti që izoloi mbarë globin për shkak të pandemisë së Covid-19, por edhe si një ngjarje epokale sa i përket botës digjitale, me platformat interaktive online, të cilat rezultuan të ishin e vetmja ndërlidhje dhe mënyrë komunikimi në pamundësi të kontaktit fizik të kufizuar sidomos nga periudha e karantinës. Takimet, mbledhjet, ndërveprimet përmes mjeteve digjitale rrëzuan për herë të parë këtë vit edhe mitin e zyrës, ndërsa rrjetet sociale njohën rritjen më të madhe të numrit të përdoruesve në kohë reale, madje u panë si dobia më e madhe që prej krijimit të tyre, shkruan Tch, përcjell Albinfo.ch.
Por si përkthehet për politikanët marrëdhënia dhe komunikimi publik përmes aplikacioneve digjitale në një vit të vështirë si ky që lamë pas, ku janë zhvilluar për herë të parë edhe fushata zgjedhore online, duke zbehur konceptin e takimeve fizike publike.
Sipas studimit më të fundit të të dhënave të popullaritetit dhe interaktivitetit në “Facebook”, të “Terradata”, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është politikani i katërt më i ndjekur në Evropë për vitin 2020, me 1.3 milion ndjekës, duke lënë pas liderë vendesh të fuqishme si Kryeministrin e Austrisë Sebastian Kurtz, Kryeministren e Norvegjisë Erna Solberg, apo dhe liderët e vendeve fqinje si Kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, si dhe atë të Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Ndërkohë i pari sa i përket numrit të ndjekësve qëndron Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, i ndjekur nga Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte dhe pas tij në vend të tretë Kryeministri anglez, Boris Johnson.
Nga të dhënat e analizuara nga “Terradata”, kryeministri shqiptar, Edi Rama, renditet i gjashti në Evropë për sa i përket numrit të reagimeve të ndjekësve, me 5.6 milionë like, apo emocion, përgjatë vitit që lamë pas. Ndërsa një tjetër e dhënë mjaft interesante, ajo e postimeve në “Facebook” e rendit kreun e qeverisë shqiptare në vend të parë ndër liderët europianë me 812 post në vitin 2020. Për Shqipërinë ky vit që u mbyll, përveç pandemisë ishte dhe viti i rimëkëmbjes pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, e kjo i atribuohet edhe një numri mjaft të lartë postimesh në Facebook-un e Kryeministrit Rama në kantierët e rindërtimit.
Sipas të dhënave profesionale analitike të Terradata, totali i komenteve në faqen e Kryeministrit të Shqipërisë është 524.9K, ndërsa shpërndarjet e informacioneve të kreut të qeverisë në rrjetin Facebook për vitin 2020 arritën në 216.2K.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë












