Kriza në Ukrainë
Kryqi i Kuq raporton 23,000 të zhdukur në luftën në Ukrainë
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) po kërkon të sqarojë fatin e 23,000 personave të zhdukur në lidhje me luftën në Ukrainë.
Deri në fund të janarit organizata kishte ndihmuar rreth 8,000 familje të merrnin informacion mbi fatin ose vendndodhjen e të dashurve të tyre, shkruan swissinfo.
Gjatë dy viteve të fundit KNKK ka marrë më shumë se 115,000 kërkesa për gjurmim nga familjet në Ukrainë dhe Rusi, tha organizata me bazë në Gjenevë në një deklaratë sot, transmeton albinfo.ch.
Kërkimet menaxhohen nga Byroja Qendrore e Agjencisë së Gjurmimit të KNKK-së (CTA-B) për konfliktin e armatosur ndërkombëtar midis Federatës Ruse dhe Ukrainës, i cili u hap në mars 2022.
KNKK përsëriti se e drejta e familjeve për të ditur fatin e të afërmve të tyre të zhdukur është e sanksionuar në të drejtën ndërkombëtare humanitare. Në çdo konflikt të armatosur ndërkombëtar, palët kanë detyrimin të parandalojnë zhdukjen e njerëzve dhe të sigurojnë që familjet që kërkojnë të dashurit e tyre të informohen për atë që u ka ndodhur.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur që reforma e tatimit mbi banesat të hyjë në fuqi... -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane -
Parlamenti Evropian synon ratifikimin e marrëveshjes Zvicër-BE brenda vitit










