Lajme
Kthehen kolonat në kufirin Kosovë – Serbi
Bashkatdhetarët po duhet të presin nga 5-6 orë në hyrje të Kosovës. Pritjet me orë të tëra i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës
Ardhja e mërgimtarëve në Kosovë, sidomos gjatë ditëve të fundit, ka kthyer nëpër kufij kolonat e gjata. Bashkatdhetarët po duhet të presin nga 5-6 orë në pikëkalimin e Merdades dhe të Dheu i Bardh për të hyrë në Kosovë. Pritjet me orë të tëra i ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për REL, se këto pritje janë si rezultat i fluksit të madh të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë shtetit e që pushimet vinë t’i kalojnë në vendlindje.
“Është më se evidente dhe e vërtet që bashkatdhetarët tanë që vinë në sezon të verës për pushime në Kosovë, kryesisht në muajin korrik dhe gusht, krijohen pritje të gjata në vendkalimet kufitare në Merdar dhe te Dheu i Bardhë. Këto pritej vinë si rezultat i frekuentimit dhe numrit të madh të automjeteve në drejtim të Kosovës”, deklaron Kelani.
Autoritetet e Kosovës vazhdimisht kanë potencuar se do të marrin masa që t’i evitojnë këto pritje, mirëpo për çdo vit mërgimtarët ballafaqohen me të njëjti shqetësim.
“Frekuentimi i madh i automjeteve dhe procedurat që bëhen nga pala serbe po krijojnë kolona të gjata ne pika kalimet kufitare. Ne si Polici e Kosovës i informojmë bashkatdhetarët me pritjet që po ndodhin në Kosovë dhe iu apelojmë atyre që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare”, tregon Kelani.
Ministri në detyrë i Diasporës, Ibrahim Makolli ka marrë një numër të madh ankesash nga bashkatdhetarët. Ai tha se këto pritje nuk po ndodhin vetëm në kufirin Kosovë-Serbi, por edhe në kufijtë e tjerë në atë Hungari-Serbi.
“Këtë çështje e kam biseduar disa herë edhe me përgjegjësit e EULEX-it, por edhe me policinë kufitare të Kosovës dhe kam parë vetë që këto radhë nuk krijohen si rezultat i neglizhencës apo mos veprimit të autoriteteve të Kosovës, por si rezultat i procedurave që kërkohen në kufirin e Serbisë, por shumë herë kemi edhe arsyetime nga më të ndryshmet nga pala serbe, siç është ka rënë sistemi apo çështje tjera që zakonisht arsyetohen ata”, thotë Makolli.
Ndryshe, sipas Marrëveshjes për Menaxhimin e Integruar të Kufirit, ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë gjashtë pikëkalime kufitare, dy janë në veri, Pika 1 dhe 31 (Leposaviq dhe Zubin Potok) dhe pikëkalimi në Merdar, Dheu i bardh, Mutiovodë dhe Muçiabë.
Policia u ka rekomanduar bashkatdhetarëve që t’i shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitare, kryesisht atë të Mutivodës dhe të Muçibabës.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? Kushtetuta e Zvicrës parashikon që energjia të përdoret me kursim dhe në mënyrë të arsyeshme. Fondacioni... -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja? -
Këshilli Kombëtar i Zvicrës miraton 1 milion franga për luftën kundër dhunës me bazë gjinore -
Asnjë kaos nga ndryshimi më i madh i orareve të transportit publik në Cyrih -
Studim alarmues: Deri në 90% e akullnajave mund të zhduken deri në vitin 2100












