Lajme
Kthim gradual i refugjatëve nga Evropa
Autoritetet kosovare janë pajtuar që kthimi brenda një viti të mos kalojë numrin e pesë mijë personave
Autoritetet e Kosovës këtë vit duhet të plotësojnë strukturën e marrëveshjeve për riatdhesim me të gjitha vendet evropiane në kuadër të kushteve për liberalizim të vizave. Zyrtarët kosovarë thonë se po i bëjnë thirrje vendeve të BE-së që kthimi të bëhet gradualisht.
Ata që janë kthyer ankohen për kushte të rënda të jetës. Në vitin që parashihet të ketë një fluks më të madh të të kthyerve nga vendet të ndryshme evropiane, në kuadër të marrëveshjeve për riatdhesim, Qeveria e Kosovës ka ndarë tre milionë euro në mbështetje të këtij procesi.
Aq janë ndarë edhe në vitet e kaluara, ndonëse shumë familje të kthyera thonë se pak kanë përfituar nga këto mjete.
Bardhyl Jashari, këshilltar i ministrit të Punëve të Brendshme, ka thënë për Radio Kosovën se autoritetet kosovare janë pajtuar që kthimi brenda një viti të mos kalojë numrin e pesë mijë personave për këtë vit .”Ne kemi ndarë tre milionë euro në mbështetje të kthimit dhe kjo përfshin edhe shtetasit kosovarë nga pakicat tjera dhe mendojmë se kjo është një shumë e mjaftueshme”, ka thënë Jashari.
Malush Berisha, nga fshati Rakovinë e Gjakovës, i cili është kthyer vitin e kaluar nga Belgjika, ka thënë se nuk ka marrë asnjë cent përkrahje.”Unë që kur jam kthyer nuk kam marrë asgjë. Jetoj në shtëpi të vëllait që ma ka lëshuar një dhomë. Këta të komunës e dinë këtë por deri më tani s`kam marrë kurrfarë ndihme”, ka thënë Berisha.
Deri në marrëveshjet për riatdhesim janë kthyer nga shtetet të ndryshme evropiane mbi 17 mijë kosovarë. Vetëm nga Gjermania në vitet në vazhdim planifikohet të riatdhesohen diku 15 mijë persona.
Zyrtarë të ministrisë së Punëve të Jashtme të Gjermanisë i kanë thënë Radio Kosovës se përkundër marrëveshjeve kanë treguar tolerancë në rastin e kthimit të shumë shtetasve kosovarë. Ata u kanë premtuar autoriteteve kosovare se nuk do të kthejnë më shumë se dy mijë persona në vit.
E-Diaspora
-
Nata e dytë e Tri Net Film Fest Mbrëmja ritheksoi nevojën për përgjegjësi kolektive ndaj kulturës dhe pjesëmarrjes aktive të publikut... -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar -
Nju-Jork
Orna, violonçelistja nga Nju Jorku që prej 30 vjetësh i jep shpirt Operës së Seviljes
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Inflacioni në zero Shkalla e inflacionit në Zvicër ra përsëri në zero përqind në nëntor, pak më poshtë nga... -
Zvicra përgatitet për një valë të hershme gripi -
Si do të ndryshojnë trendet e imigracionit në Evropë në vitin 2026 -
Katër të rinj nga Friburgu humbën jetën në një aksident rrugor në Francë -
Mungesë banesash: Një apartament 60-vjeçar ofrohet për 18 milionë franga












