Lajme
Kthimi i pronave nga ish- Jugosllavia ka mbetur në letër
Në bazë të një dokumenti, në republikat e ish-Jugosllavisë gjenden 172 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës
Institucionet e Kosovës ende nuk kanë bërë asgjë në këtë drejtim, përveç që kanë formuar një komision. Themelimin e këtij komisioni e kanë bërë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Agjencia Kosovare e Privatizimit.
Këto dy institucione janë bërë bashkë në këtë komision për t’i identifikuar pronat e ndërmarrjeve shoqërore që gjenden tash në shtetet e dala nga shthurja e ish-Jugosllavisë.Janë gjithsej 55, Ndërmarrje Shoqërore që kanë më tepër se 155 asete në republikat e ish-Jugosllavisë, bënë të ditur AKP-ja.
Kurse, në bazë të një dokumenti, në republikat e ish-Jugosllavisë gjenden 172 prona të ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës. Sipas kësaj liste, më se shumti prona të ndërmarrjeve kosovare ka në Serbi, ku janë gjithsej 104, pastaj në Mal të Zi 42, në Bosnjë e Hercegovinë 15, në Kroaci 6, në Maqedoni 4 dhe në Slloveni 1.
Zëdhënësi i Ministrinë e Punëve të Jashtme, Artan Behrami, ka theksuar se institucionet e Kosovës kanë filluar përgatitjet për të kërkuar kthimin e pronave që i takojnë në bazë të legjislacionit, por edhe praktikave demokratike.
“Institucionet kompetente kanë bërë identifikimin e shumicës së pronave dhe ndërmarrjeve shoqërore të Kosovës, si dhe jemi në proces të identifikimit të pronave të tjera eventuale të Kosovës në ish-republikat jugosllave”, ka bërë të ditur ai.
Të njëjtën gjë e kanë thënë edhe zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit.
“Sipas të dhënave që ekzistojnë në Agjencinë Kosovare të Privatizimit janë 55 Ndërmarrje Shoqërore që kanë më tepër se 155 asete në republikat e ish- Jugosllavisë”, tha Ylli Kaloshi, zyrtar i lartë për marrëdhënie me publikun dhe media në AKP./lajm&albinfo/
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













