Bota
Ku po shkojnë milionerët?
Shifrat tregojnë se nga viti 2021 deri në vitin 2023 fondet që kanë hyrë në vend nga jashtë nëpërmjet Vizës së Artë kanë kaluar gjithsej 4.3 miliardë euro
Në nivel global, emigrimi i milionerëve pritet të arrijë një nivel të ri në vitin 2024 pasi luftërat, goditjet qeveritare ndaj pasurisë dhe pasiguria politike, shtyjnë më shumë banorë të pasur në vende të tjera.
Rreth 128.000 milionerë pritet të transferohen në një vend të ri këtë vit, nga 120.000 në 2023-shin dhe 51.000 në 2013-ën.
Sipas të dhënave të fundit, SHBA mbetet destinacioni kryesor për milionerët globalë që largohen nga vendet e tjera, me një hyrje neto prej 2.200 milionerësh në 2023-shin dhe një hyrje të parashikuar prej 3.500 prej tyre në 2024-ën, shkruan Scan, transmeton albinfo.ch.
Kina mbetet burimi më i madh i emigracionit të milionerëve, duke ‘përcjellë’ 13.500 milionerë vitin e kaluar. Në Greqi, programi i lejeve të qëndrimit për investime “viza e artë” vijon të ecë me ritme rekord, pasi vendi duket se po mbulon një pjesë të hendekut që la ndryshimi i rregullave në Portugali, duke tërhequr më shumë të interesuar. Të motivuar nga leja e qëndrimit dhe liria e lëvizjes në Bashkimin Evropian, gjithnjë e më shumë britanikë po investojnë në pasuri të paluajtshme greke.
Shifrat tregojnë se nga viti 2021 deri në vitin 2023 fondet që kanë hyrë në vend nga jashtë nëpërmjet Vizës së Artë kanë kaluar gjithsej 4.3 miliardë euro, ndërsa aplikimet e dorëzuara kanë arritur në 14.875 dhe miratimet përfundimtare për anëtarësim në program janë 7.387.
Kinezët janë vazhdimisht të parët në renditjen për blerjen e pasurive të paluajtshme përmes Vizës së Artë, ndërsa një rritje e ndjeshme shënohet në tre vitet 2021-2023 nga vendet e Lindjes së Mesme dhe gjithashtu nga Mbretëria e Bashkuar. Dhjetë të parat në fund të vitit 2023 janë: Kina, Turqia, Libani, Irani, Mbretëria e Bashkuar, Egjipti, SHBA, Izraeli, Rusia dhe Ukraina.
Ndërkohë familjet e pasura amerikane po aplikojnë gjithnjë e më shumë për shtetësi të dytë dhe një vend të ri banimi si një mënyrë për të kompensuar rrezikun e tyre financiar dhe Greqia është në krye të listës së preferencave të tyre. Të pasurit krijojnë “portofole pasaportash”, duke mbledhur shtetësi të dyta, madje të treta apo të katërta në rast se duhet të largohen nga vendi i tyre.
Henley & Partners, një firmë ligjore e specializuar në shtetësi me vlerë të lartë neto, raporton se amerikanët tani tejkalojnë çdo kombësi tjetër për të siguruar vendbanime alternative ose shtetësi shtesë. Ka disa arsye kryesore për rritjen e portofolit të pasaportave amerikane ose “diversifikimit të vendbanimit”.
Një pasaportë alternative e bën më të lehtë udhëtimin për amerikanët që udhëtojnë në pjesë të botës që janë më pak miqësore me SHBA-në Sipas Henley & Partners, destinacionet kryesore për pasaporta plotësuese mes amerikanëve janë Portugalia, Malta, Greqia dhe Italia.
E-Diaspora
-
Vjenë
Në Vjenë, Ibrahim Çunaku shembull suksesi i shqiptarëve në shëndetësi Ibrahim Çunaku, histori suksesi në shërbimet shëndetësore evropiane me qendër në Vjenë”... -
Çikago
Shqiptari nga Kosova humb jetën tragjikisht gjatë skijimit në Çikago -
Dita e Pavarësisë së Kosovës u festua me muzikë klasike në Emmedingen -
Kirurgët shqiptarë bashkohen: Prof. Dr. Alban Neziri përfaqëson Zvicrën -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit
Jeta në Zvicër
-
Zvicêr: Presioni profesional apo ndryshimi social: Kush është përgjegjës për mungesat në punë? Më shumë se 100,000 punonjës mungojnë çdo ditë në Zvicër, sipas një studimi të publikuar në... -
Shërbimi hekurudhor Cyrih–Bern i ndërprerë: Dëmtimi i shinave shkakton kaos në trafik -
Zonat e skive në Fribourg po bëhen gjithnjë e më të popullarizuara tek zviceranët që flasin gjermanisht -
Berna do të ndalojë autobusët në qendër të qytetit -
Zvicra heton helmim të mundshëm nga formula e foshnjave













