Lajme
Kuçi: Marnhac “ka rrëshqitur”, deklarata e tij, e pamatur
Sipas Kuçit, institucionet e Kosovës nuk bëjnë asnjë kompromis dhe asnjë marrëveshje me askënd për zbatimin e ligjeve të Kosovës
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë së Kosovës, Hajredin Kuçi, ka thënë në emisionin “Interaktiv” të KTV-së se shefi i EULEX-it, Marnhac, ka rrëshqitur pak. Sipas Kuçit, ai ka bërë një deklaratë të pamatur dhe pa u konsultuar paraprakisht me të.
Në këtë mënyrë i ka vlerësuar deklarimet e shefit të EULEX-it, Marnhac, lidhur me deklarimin se kthimi i ligjit dhe i gjyqtarëve në veri të Kosovës duhet të ketë një marrëveshje politike me autoritetet e Serbisë.
Sipas Kuçit, institucionet e Kosovës nuk bëjnë asnjë kompromis dhe asnjë marrëveshje me askënd për zbatimin e ligjeve të Kosovës. Ai, ka deklaruar se është duke bërë presion të vazhdueshëm për vendosjen e gjyqtarëve vendorë në gjykatën në veri të vendit.
Ndërkaq, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci, e ka quajtur të dështuar EULEX-in. “Për çështjen e gjykatësve po del se po vendos Beogradi”, ka thënë Peci.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati Z. Rifati njihet në mënyrë të veçantë edhe për lidhjet e tij të ngushta me arbëreshët,... -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj












