Lajme
Kufizimi 30 km/h: Qeveria kërkon ta ndalë me urdhëresë, qytetet kundërshtojnë
Këshilltari Federal për Transportin, Albert Rösti, dëshiron të kufizojë zgjerimin e kufizimit të shpejtësisë në 30 km/orë në lokalitete përmes një urdhërese federale. Sipas mediave gjermane, kjo nismë do ta bënte të pamundur organizimin e një referendumi kundër vendimit, shkruan RTS, transmeton albinfo.ch.
Shumë qytete, si Fribourg, tashmë kanë vendosur kufizimin prej 30 km/orë në pjesën më të madhe të rrugëve të tyre dhe raportojnë rezultate pozitive, më pak zhurmë dhe aksidente. Autoritetet lokale janë të shqetësuara se urdhëresa do të kufizojë të drejtën e tyre për të marrë vendime sipas nevojave të komuniteteve.
“Është një gabim i madh politik,” deklaroi Pierre-Olivier Nobs, këshilltar në Fribourg. “80% e popullsisë jeton në qytete apo qyteza dhe ka nevojë për më shumë siguri e qetësi në rrugë.”
Nga ana tjetër, mbështetësit e vendimit, përfshirë përfaqësues të lobit të automobilave, thonë se masa është në përputhje me një vendim të mëparshëm të parlamentit dhe nuk ndalon kufizimin e shpejtësisë në rrugët e lagjeve apo pranë shkollave.
Këshilli Federal pritet të paraqesë projektin për diskutim në fillim të vitit shkollor, ndërsa debati tashmë ka nisur në të gjitha nivelet e pushtetit, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Mbi 1 milion persona u kapën pa biletë në transportin publik në vitin 2025 Numri i udhëtarëve që përdorin transportin publik pa biletë të vlefshme në Zvicër ka arritur një... -
Jeffrey Epstein kishte interes të blinte vila luksoze në Lucern dhe Zug në Zvicër -
Medikamenti i parë për Alzheimer-in i autorizuar në Zvicër -
Shëndeti mendor në Zvicër u godit më pak nga Covid-i se në vendet e tjera, sipas një studimi -
Sigurimet private refuzojnë rimbursimin e faturave: Qindra pacientë të prekur në Gjenevë dhe Vaud











