Lajme
Kujdes, policët e përbashkët patrullojnë nëpër “Rrugën e Kombit”
Sipas një njoftimi, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat si dhe Inspektoriati i Policisë së Kosovës, kanë kryer për disa javë inspektime në anën e Shqipërisë
Pas marrëveshjes që u arrit në fund të muajit qershor, ndërmjet Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, nga 1 korriku Policia e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë po patrullojnë bashkë nëpër “Rrugën e Kombit”, për të “mbajtur” nën kontroll shpejtësinë e ngsësve.
Sipas një njoftimi, Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat dhe Inspektoriati i Policisë së Kosovës, kanë kryer për disa javë inspektime me qëllim vlerësimin e efikasitetit të patrullimeve të përbashkëta përgjatë vijës kufitare.
Pas konstatimeve pozitive është rënë dakord që agjencitë ligjzbatuse të vijojnë të bashkëpunojnë në këtë drejtim për t’i ofruar qytetarëve të dy vendeve shërbime cilësore, sidomos në pikën kufitare të Morinës, ku në sezonin e verës në një ditë kalojnë rreth 100 mijë shtetas.
Sipas marrëveshjes ndërpolicore, në secilin vend ku të ndalin patrullat e Policisë së Kosovës në anën e Shqipërisë, shoferët e pandërgjegjshëm paguajnë gjoba. Prandaj ka qenë mesazhi i dy policive që te respektohen maksimalisht shenjat e komunikacionit për t’iu ikur aksidenteve dhe gjobave në trafik.
E-Diaspora
-
Talenti shqiptar që po pushton taekwondon zvicerane: Ajan Krasniqi shkëlqen me fitore dhe rekorde Një i ri me prejardhje nga Kosova po bën bujë në Zvicër. Ajan Krasniqi, i lindur... -
“Oda e Grave Shqiptare”, një hap i ri për fuqizimin e grave shqiptare në Zvicër -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj










