Lajme
Kumanovë: Qëllohet për vdekje “Komandant Shqiponja”
Është qëlluar për vdekje të enjten në Kumanovë pretendenti kryesor për kryetar dege të Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Xhemail Rexhepi, i njohur me emrin e luftës “Komandat Shqiponja” ndërkaq dy shoqërues të tij mbetën të plagosur, ka raportuar portali zhurnal.mk.
Sipas këtij informacioni incidenti ka ndodhur rreth orës 15:30 në afërsi të kazermës ushtarake në Kumanovë, ndërkaq Xhemail Rexhepi ka ndërruar jetë rrugës për në spital, kurse dy të plagosurit janë Shefki Rexhepi dhe Gani Demiri.
Gjithnjë sipas lajmit të zhurnal.mk, Xhemail Rexhepi është qëlluar nga përkrahës të Bajram Limanit, që para një muaji ishte emërua kryetar dege drejtpërdrejt nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.
Incidentin në Kumanovë e ka konfirmuar edhe Valentina Nikollovska e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë, nëpërmes një prononcimi për shtyp.
“Gjatë përleshjes, në vendin e ngjarjes është vrarë Xhemail Rexhepi, i lindur më 1970, ndërsa ka mbetur i plagosur Shefki Rexhepi, i lindur më 1977, Sulmuesit që kanë qëlluar ndaj tyre janë larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Liqeni i Gjenevës më i pastër, por edhe më i ngrohtë Komisioni Ndërkombëtar për Mbrojtjen e Liqenit të Gjenevës (CIPEL) ka paraqitur një vlerësim të përzier për... -
Eutanazia do të bëhet e mundur në spitalet e Lucernës -
Masat kundër gripit të shpendëve hiqen nga 1 prilli -
Një çerek ton bakllava e padeklaruar u gjet në kufirin zviceran -
Pse 250 milionerë shpërngulen në Zvicër çdo muaj











