Shkurt.ch
Kundër abortimeve me bazë gjinore
Kërkohet nga Këshilli Federal që t`i precizojë kërkesat që lidhen me kontrollimet prenatale në mënyrë që të reduktohet rreziku i keqpërdorimit
Këshilli Federal i Zvicrës duhet të veprojë kundër abortimeve të fëmijëve kur ato bëhen vetëm duke u nisur nga gjinia e fëmijës.
Fjala është për dukurinë kur prindërit, pasi ta marrin vesh gjininë e fëmijës në trupin e nënës, vendosin ta abortojnë atë nëse është i gjinisë së caktuar, kryesisht i gjinisë femërore.
Këtë veprim nga qeveria e vendit e ka kërkuar Komisioni shkencor i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës. Kjo kërkesë, në formë mocioni është përkrahur më parë nga Dhoma e Kantoneve e Parlamentit.
Në këtë mocion kërkohet nga Këshilli Federal që t`i precizojë kërkesat që lidhen me kontrollimet prenatale (para lindjes) në mënyrë që të reduktohet rreziku i keqpërdorimit.
Edhe sot është e ndaluar që kontrollimi prenatal të bëhet me qëllimin për të kuptuar gjininë e fëmijës. Por rreziku i abuzimit ekziston kur gjinia e fëmijës konstatohet vetëm si gjetje anësore dhe kjo u tregohet prindërve.
E-Diaspora
-
“‘She Leads’ bashkon më 13 qershor gratë ndërmarrëse nga Zvicra, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut Më 13 qershor, në adresën Winkelstrasse 2, 5442 Fislisbach, do të mbahet për herë të dytë... -
Top 5 shtetet investuese në Kosovë: Kush solli më shumë kapital në vitin 2025? -
Kosova
Katër yjet e diasporës dhurojnë fitore historike Kosovës në Bratislavë -
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit
Jeta në Zvicër
-
Gjermania fiton miqësoren kundër Zvicrës me rezultat të ngushtë, 4-3 Vendasit morën një epërsi të hershme: Dan Ndoye shënoi në minutën e 17-të për ta bërë... -
Tërheqje produktesh në Zvicër -
Vendos Gjykata Federale: Pija e tërshërës nuk mund të quhet “qumësht” -
Rrufeja godet aeroplanin e Swiss-it – Anulohet fluturimi për në Londër -
Tri qasje: Çfarë ndihmon kundër mungesës së strehimit?











