Shkurt.ch
Kundër iniciativës për mbrojtjen e duhanpirësve pasivë
Ministri zviceran i Shëndetësisë, Alain Berset, i ka thënë “Jo” iniciativës “Mbrojtje për duhanpirësit pasivë”. Ligji aktual, sipas Këshillit Federal, ka qenë i suksesshëm deri tani.“Ligji aktual është si rezultat i një kompromisi që është arritur prej vitesh nga parlamenti dhe gëzon mbështetjen e gjerë të popullsisë. Do të jetë shumë herët për të ndryshuar ligjin pas dy vjetësh”, thuhet në një deklaratë të Departamentit të Punëve të Brendshme (EDI).
Ligji për mbrojtje të duhanpirësve pasivë ka hyrë në fuqi më 2010. Ligji ndalon pirjen e duhanit në të gjitha hapësirat që janë të hapura për publikun. Për restorantet dhe hotelet, megjithatë ka përjashtime. Ligji lejon pirjen e duhanit (Fumoirs) në lokale të vogla.
Disa kantonet kanë nxjerrë ligje edhe më të rrepta. Iniciativa “Mbrojtja nga duhanpirësit pasivë” ka për qëllim që elektorati më 23 shtator të votojë për ashpërsimin e Ligjit kundër duhanpirësve në tërë Zvicrën. Pirja e duhanit nëpër lokale, Fumoirs, nuk do të lejohet më askund në Zvicër.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit Këshilli i Shtetit i Gjenevës ka validuar rezultatet e raundit të dytë të zgjedhjeve për Këshillin... -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA -
Zvicër: Mungesa e borës përpara fluksit të festave -
Gjenevë: Shumë fëmijë po blejnë alkool










