Shkurt.ch
Kundër papunësisë së të rinjve
Nuk janë edhe aq shumë të rinj të papunë në Zvicër, si në BE. Megjithatë, papunësia e të rinjve ka bërë bashkë Qeverinë, përfaqësues të biznesit dhe organizatat joqeveritare për të krijuar një organizatë nacionale për të trajtuar papunësinë e të rinjve
Pothuajse 20 mijë të rinj aktualisht nuk kanë një vend pune në Zvicër dhe janë të regjistruar në entet rajonale të punësimit RAV.
Kjo korrespondon me një normë papunësie prej vetëm 3.5 për qind. Në fakt, problemi ka të ngjarë të jetë më i madh, por jo të gjithë të rinjtë regjistrohen si të papunë në entet e punësimit RAV, ngase jo të gjithë përfitojnë nga fondi i papunësisë.
Përveç kësaj, problemi mund të përkeqësohet shpejt, thotë për SRF Valentin Vogt. Ai është kryetar i Shoqatës së Punëdhënësve, i cili thotë se në të ardhmen duhet një organizimin i ri i quajtur “Check Your Chance”, për të luftuar papunësinë e të rinjve.
“Nëse situata ekonomike ndryshon, relativisht do të ndryshojë shpejt edhe gjendja ekonomike e të rinjve”, thotë Vogt.
Kjo është organizatë ombrellë e re për ta trajtuar papunësinë e të rinjve.
“Check Your Chance” ka për qëllim të ndihmojë të rinjtë e papunë që më shpejt të gjejnë një punë të re. Ose për të parandaluar që të rinjtë të përfundojnë në RAV.
Projekte të tilla janë mbështetur edhe nga Credit Suisse. Gjigandi bankar zvicerane ka investuar në pesë vjetçt e fundit rreth 30 milionë franga në një projekt të tillë.
Tani nisma e “Credit Suisse” ka marrë mbështetjen e Qeverisë federale dhe shoqatave të punëdhënësve.
E-Diaspora
-
Pesënjakët shqiptarë festojnë 19 vjetorin në Zvicër Një rast i rrallë që dikur kishte tërhequr vëmendjen e opinionit publik në Zvicër, sot shënon... -
Manifestim në Gjenevë me moton “Shqipëria nuk shitet” -
Diaspora
KQZ nis sot verifikimin e votave me postë nga diaspora -
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzojnë dashurinë me një dasmë përrallore në Palermo -
Vjenë
Sot mbahet Forumi Ekonomik në Vjenë, Kurti merr pjesë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva mbetet qyteti me trafikun më të rënduar në Zvicër Gjeneva vazhdon të kryesojë listën e qyteteve zvicerane me problemet më të mëdha në trafik, sipas... -
Sulmi në Winterthur: Prokurori Federal supozon motiv terrorist -
Dështim i ri i IT-së në Agjencitë e Punësimit -
NFA: Kantoni i Zugut do të paguajë më së shumti edhe në vitin 2027 -
Kundër shtimit të dyqaneve të hapura të dielave












