Lajme
Kundërshtohet me protesta reforma e pensioneve në Francë
Mijëra demonstrues dolën në rrugët e kryeqytetit francez Paris dhe qyteteve të tjera të martën për të kërkuar shfuqizimin e reformës së pensioneve të presidentit Emmanuel Macron.
Krahas kësaj edhe paga më të larta dhe përmirësime të standardeve të tyre të jetesës.
Franca me reformën e pensionit synon që moshën e daljes në pension ta rrisë nga 62 në 64-vjeç.
Duke u mbledhur në sheshin Denfert-Rochereau, qytetarët marshuan drejt sheshit Bastille, duke shprehur mosmiratimin e tyre për politikat e reja të qeverisë që anojnë nga e djathta ekstreme.
“Ne denoncojmë mënyrën se si Macron injoroi votimin demokratik që u zhvillua në qershor. Për sa i përket kujdesit shëndetësor dhe shërbimeve sociale, kushtet po përkeqësohen vit pas viti”, tha Ramon Villa, sekretar i Federatës Sociale të Shëndetit Jugor, transmeton euronews përcjell albinfo.ch.
Demonstruesit theksuan nevojën për të konsideruar rritjen e pagave, shfuqizimin e reformave të pensioneve dhe financimin më të mirë të shërbimeve publike.
E-Diaspora
-
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit E realizuar nga Muzeu Kombëtar i Kosovës, ekspozita organizohet nga Konsullata e Republikës së Kosovës në... -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish -
Sveçla: mërgimtarët do ta rifitojnë shtetësinë me vetëm një dokument -
Komuna Hora e Arbëreshëve shpall Rexhep Rifatin, qytetar nderi -
Bernë
Prezantohen në Bernë planet për ndërtimin e një Qendre Kulturore Shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish Ajo ishte vetëm 15 vjeçe. Në një veturë të vogël, bashkë me familjen, duke pritur me... -
Zjarr në muzeun e çokollatës, evakuohen 150 vizitorë -
Këshilli Federal shpreh keqardhje për rritjen e tarifave të barnave, nga SHBA -
Prodhuesve zviceranë të djathit u lejohet të bëjnë artificialisht vrima në djathin Emmental -
Bazeli do të ulë koston e tarifës së natyralizimit zviceran nga kjo verë











