Kriza në Ukrainë
Kur mund të përdorë Rusia armët bërthamore?
Rusia do të aneksojë zyrtarisht sa më shumë të mundet nga zona e Donbasit të Ukrainës më 11 shtator. Kështu ka thënë një ish-oficer kryesor në forcat e armatosura të Mbretërisë së Bashkuar.
Gjenerali Sir Richard Barrons, Komanda e Forcave të Përbashkëta nga 2013-2016, tha për BBC se Ukraina do të ketë nevojë për vullnetin, paratë, industrinë dhe inventarin e Perëndimit për të ndihmuar në rimarrjen e vendit, transmeton Albinfo.ch.
“Nëse Ukraina është e suksesshme, ajo mund të përfundojë duke shtyrë në territorin që Rusia e ka deklaruar se është i saj”, ka thënë ai.
Sipas gjeneralit Barrons, kjo mund të bëjë që Moska të përdorë… “ armët e saj të vogla bërthamore”.
Ai tha se kjo do të përfshinte armë bërthamore mjaft të vogla që do të ishin të rrezikshme brenda një rrezeje prej dy miljesh, por nuk do të provokonin një holokaust bërthamor përmes një përshkallëzimi të pakontrolluar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore Këshilli Federal i Zvicrës ka vendosur të refuzojë iniciativën popullore që kërkon që vendi t’i bashkohet... -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik -
Në këto vende po zvogëlohet diaspora zvicerane











