Lajme
Kur përfundon kriza ekonomike?
Definicioni i preferuar i Rezervës Federale amerikane në lidhje me inflacionin dikur i takonte periudhës kalimtare: Inflacioni është kalimtar dhe rritja e çmimeve do të jetë e përkohshme. Por, kjo nuk është më kështu.
Normat e inflacionit janë rritur ndjeshëm që nga gushti i vitit 2021 dhe kanë qenë jashtë kufijve të normales prej 2-4 për qind gjatë një viti të plotë kalendarik, përcjell Albinfo.ch.
Indeksi i Çmimeve të Konsumit u rrit 8.5 për qind në muajin mars, një normë që nuk ishte parë që nga dhjetori i vitit 1981, transmeton Telegrafi.
Pra, banka qendrore është ndarë nga “koha kalimtare” dhe i ka vënë sytë te një term i ri modifikues i inflacionit: i rrënjosur.
“Është detyra jonë të sigurohemi që inflacioni i natyrës së lartë të mos rrënjos ekonominë”, tha kryetari i FED-it, Jerome Powell, menjëherë pasi njoftoi një rritje të normës së interesit me gjysmë pikë për të luftuar inflacionin.
Është e paqartë se si duket saktësisht inflacioni i rrënjosur ose si do ta dimë nëse e kemi arritur atë. FED-i ka dhënë shumë pak udhëzime në përgjithësi – gjegjësisht pas sa kohe rritja e normës së interesit do ta ndal inflacionin?
“Është një mjedis shumë i vështirë dhe nuk mund të të japësh parashikime përpara 60 apo 90 ditëve”, tha Powell. “Ka shumë gjëra që mund të ndodhin në ekonomi dhe në mbarë botën”, shtoi ai.
Nuk ka asgjë më shumë se sa pasiguria që e urrejnë më së shumti investitorët e huaj ndërsa ndërsa normat në rritje godasin tregjet amerikane, ata duan më shumë udhëzime.
Amerikanët, të cilët janë goditur rëndë nga rritja e çmimeve të gazit dhe ushqimeve, gjithashtu duan të dinë se kur më në fund mund të ndiejnë lehtësimet, veçanërisht nëse rritja e normës së FED-it rrezikon të dërgojë ekonominë në një recesion/Cnn
E-Diaspora
-
Britani
Në Londër shënohet 10-vjetori i Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë Ambasadori Kapiti merr pjesë në përvjetorin e 10-të të Shoqatës së Juristëve Britaniko-Shqiptarë në Londër... -
Paris
Ramë Dardania pjesë e ekspozitës ndërkombëtare në Carrousel du Louvre, Paris 2026 -
Francë
Pianistja franko-shqiptare nderohet me dekoratën ‘Kalorëse e Republikës Franceze’ -
Alban Elezi Cannaferina siguron podiumin e parë në Kupën e Botës -
Rumani
Po udhëtonte drejt Francës, i riu shqiptar humb jetën në një aksident
Jeta në Zvicër
-
Gripi, kulmi është arritur dhe tejkaluar FOPH: "Kulmi i valës së gripit u arrit në javën e parë të vitit, katër javë... -
Foodwatch padit persona të panjohur pas tërheqjes së formulave për foshnja, në fokus Nestlé -
Eksportet e orëve zvicerane vazhduan të binin në vitin 2025 -
Zvicra kërkon përjashtim nga masat mbrojtëse të BE-së për çelikun -
Tragjedia në Crans-Montana: edhe dy punonjës komunalë nën hetim











