Kosova
Kurti arsyeton vendimin e MINT për KlanKosovën
Kreu i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti, ka arsyetuar vendimin e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë për pezullimin e licencës së televizionit KlanKosova.
Ai thotë se MINT kreu detyrat përballë interesave të fuqishme të biznesmenëve të pasur.
Zbatimi i rregullave, sipas Kurtit, nuk kërcënon pluralizmin mediatik.
“Kosova ka 468 biznese të regjistruara, aktiviteti primar i të cilave është media dhe 114 kompani të licencuara audio apo audiovizive. Ndjekja e rregullave të regjistrimit është detyrë ligjore, jo një “teknikalitet”. Dhe, zbatimi i rregullave të tilla kundër një shkelësi të vetëm nuk kërcënon pluralizmin mediatik”, ka shkruar Kurti në Twitter, përcjell albinfo.ch.
“Në demokraci, organet e autorizuara për të vendosur për raste të tilla nuk qëndrojnë në Zyrën e Kryeministrit. Megjithatë, këto organe kanë mbështetjen e plotë të Zyrës sonë në kryerjen e detyrave të tyre, përballë interesave të fuqishme të biznesmenëve të pasur të rreshtuar kundër tyre. Liritë e medias janë jetike: sulmi ndaj tyre është sulm ndaj demokracisë. Por, demokracia gjithashtu sulmohet kur biznesmenë të fuqishëm shkelin ligjin për përfitime financiare. Dhe, zbatimi i ligjit kundër shkeljeve të njerëzve të tillë – në asnjë mënyrë – nuk përbën sulm ndaj lirisë së medias”, ka shkruar tutje kryeministri, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau Pak para orës 16 pasdite, qendra e thirrjeve të emergjencës kantonale mori një raport për shpërthim... -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër -
I burgosuri vetëvritet në qeli në Rheinfelden, Aargau -
Gratë përbëjnë 35% të bordeve të drejtorëve zviceranë











