Uncategorized
Kurti: Bojkoti nga serbët erdhi pas presionit nga Beogradi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme të veriut. Ai tha se bojkotimi i zgjedhjeve ishte nga fushatat kërcënuese të Beogradit dhe “veglave të tij kriminale”.
“Zgjedhjet për kryetar në katër komunat veriore të Kosovës dhe për kuvendet komunale në dy sosh, dje u zhvilluan qetë dhe pa incidente. Falënderoj KQZ-në për organizimin, Policinë e Kosovës për sigurinë dhe qytetarët për mbështetjen. Atmosfera ishte ajo e frikësimit dhe shantazhit, andaj edhe dalja e qytetarëve në zgjedhje ishte e ulët. Bojkoti ishte i imponuar nga fushata kërcënuese e Beogradit zyrtar dhe e veglave të tij kriminale në terren në veri. I falënderoj qytetarët për kurajon dhe qetësinë”, ka shkruar Kurti përcjell albinfo.ch.
Ai i ka uruar të zgjedhurit, ndërsa tha se krah tyre do të jetë Qeveria e se ata duhet të punojnë me përkushtim dhe të shërbejnë pa dallim.
Erden Atiq nga Lëvizja Vetëvendosje, sipas rezultateve preliminare do të udhëheqë Komunën e Mitrovicës Veriore, Lulzim Hetemi Leposaviqin, Izmir Zeqiri i Partisë Demokratike të Kosovës Zubin Potokun dhe Ilir Peci Zveçanin, përcjell albinfo.ch.
Në këto zgjedhje të jashtëzakonshme votuan vetëm 1567 qytetarë, nga 45095 sa kishin të drejtë vote, ose 3.4%.
E-Diaspora
-
Filharmonia e Kosovës debuton me sukses në Berlin Nën dirigjimin e Marion Wood, Orkestra e Kosovo Philharmonic Orchestra së bashku me koret ndërkombëtare sollën... -
Mërgata nga Zvicra mbështet studentët e UP-së me bursa mujore -
“The Guestkeepers”, një projekt që trajnon “ambasadorët e mikpritjes” në Kosovë -
Familjarët flasin për kosovarët që humbën jetën në Vjenë -
U mbajt Kuvendi i LAPSH “Naim Frashëri” për Kantonin e Argaut, në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Tre muaj pas tragjedisë në Crans-Montana: ku qëndron ndihma financiare për viktimat? Tre muaj pas zjarrit tragjik në Crans-Montana, procesi i mbështetjes financiare për viktimat ka hyrë në... -
Këshilli Federal i Zvicrës rekomandon refuzimin e iniciativës për ndalimin e armëve bërthamore -
Zvicër: Hiqet tatimi mbi vlerën e qirasë nga viti 2029 -
Ekonomia e Fribourgut përballet me sfida globale -
Të rinjtë në Bazel po zgjedhin gjithnjë e më shumë abonimet vjetore të transportit publik










