Kosova
Kurti e Vuçiq takohen me 2 maj
Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka bërë të ditur që takimi i kryeministrit Albin Kurti me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të mbahet me 2 maj në Bruksel. “Takimi i radhës i nivelit të lartë në procesin e dialogut është i planifikuar të mbahet në Bruksel, më datë 2 maj”, thuhet në njoftimin e zyrës së shefit të ekzekutivit të Kosovës, përcjellë albinfo.ch.
Tema të diskutimit pritet të jenë çështjet që kanë të bëjnë me Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve dhe aneksin e zbatimit të saj.
Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit më 18 mars në Ohër me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian ku edhe arritën Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve dhe aneksin e zbatimit të saj, përcjellë albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë Këtë të diel, Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, në bashkëpunim me OJQ-në ABSM, organizoi... -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Kërkohet rritja e taksave për alkoolin dhe duhanin Qeveria federale e Zvicrës po përballet me një sfidë të madhe financiare: nga njëra anë duhet... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Presidenti i KNKK-së i kërkon Zvicrës të qëndrojë fort pranë ligjit ndërkombëtar -
Ja si do të jetë moti për Pashkë në Zvicër -
Një bandë hajdutësh vodhi makina dhe targa me vlerë 1.7 milion CHF në Zvicrën lindore













