Lajme
Kurti fton diasporën që të votojë me 8 qershor
Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka thënë se mërgata kosovare është pjesë vitale e shoqërisë prandaj duhet të marrë pjesë në zgjedhjet e 8 qershorit
Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve që jetojnë dhe punojnë në diasporë, që të votojnë në zgjedhjet parlamentare të 8 qershorit në Kosovë. Nëpërmjet një videomesazhi, Kurti ka thënë se mërgata është pjesë vitale e shoqërisë prandaj duhet të marrë pjesë në vendimmarrje.
Lideri i Vetëvendosjes tha se ai dhe lëvizja e tij do të angazhohen që t’u garantohen të gjitha të drejtat mërgimtarëve.
“Lëvizja Vetëvendosje e çmon mërgatën si pjesë vitale të popullit shqiptar dhe angazhohet që asaj t’i garantohen të gjitha të drejtat që u garantohen qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vend. Në këto zgjedhje pjesëmarrja juaj është e domosdoshme”, thotë Kurti duke i inkurajuar ata që të votojnë masovikisht.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen me 8 qershor, por si të tilla kanë lënë anash diasporën. Kjo për faktin se është kohë shumë e shkurtër për t’u regjistruar e më pas për të votuar.
Mërgata kosovare sivjet ka në dispozicion vetëm 6 ditë për t’u regjistruar për votim, ndërsa pas kësaj do të jenë edhe 9 ditë tjera për të nisur votën në Kosovë nëpërmjet postës. Në këtë rast, periudha e regjistrimit për votim jashtë Kosovës është caktuar nga data 13 deri më 19 maj, ndërsa periudha e votimit jashtë Kosovës është nga data 27 maj deri më 6 qershor.
Formularët e plotësuar së bashku me një kopje të një dokumenti të identifikimit të Republikës së Kosovës, duhet të pranohen apo arrijnë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve deri më 19 Maj 2014. votimi nëpërmjet e-mailit është[email protected] ose [email protected].
E-Diaspora
-
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës Me 9641 vota, Shasime Osmani e lindur në Kërçovë është shqiptarja e vetme që ka siguruar... -
Cyrih: U prezantua projekti “The Guestkeepers” për turizmin kulturor në Kosovë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey
Jeta në Zvicër
-
Hekurudhat kombëtare zvicerane dhe franceze po forcojnë lidhjet midis dy vendeve SBB dhe SNCF Voyageurs kanë konfirmuar angazhimin e tyre për të zhvilluar më tej – përmes... -
Milionerët vazhdojnë të vijnë në Zvicër -
Zvicër: E djathta ekstreme dëshiron të ndalojë shamitë në shkolla -
Shasime Osmani zgjidhet deputete në Parlamentin e Kantonit të Bernës -
Linjat ajrore zvicerane rrisin çmimet e biletave përpara sezonit të pikut të udhëtimit veror












