Kosova
Kurti: Heqjen e taksës për Rrugën e Kombit duhet ta bëjë Rama
Albin Kurti i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ta heqë pagesën për ‘Rrugën e Kombit’
Lideri për kryeministër nga radhët e Vetëvendosje, Albin Kurti, para pak ditësh pati një takim të gjatë me dyer të mbyllura me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, në Tiranë.
Kurti ka zbuluar në një intervistë se i ka kërkuar kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, ta heqë pagesën që është vënë për ‘Rrugën e Kombit’.
Po ashtu, sipas tij, me Ramën ka folur për heqjen e barrierave mes dy shteteve, e nga këto është përmendur edhe pagesa prej 5 eurosh që duhet paguar në autostradën që e lidhë Shqipërinë me Kosovën.
“Ne kemi hapur çështjen e bashkëpunimit ekonomik dhe liberalizimit të tregut, dhe heqjen e barrierave tregtare. Dhe unë kam shprehur qëndrimin tonë se ndërkohë që e kemi një kufi të padrejtë administrativ, ta kemi dhe një pengesë shtesë për të cilën duhet të paguash. Është shumë e rëndë për qytetarin shqiptar, prandaj unë angazhohem për një zgjidhje alternative të kësaj. E kemi hapur si temë, por edhe kjo është një temë që nuk e kemi mbyllur”, ka thënë Kurti për Ora News, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës Lea Ypi, profesore shqiptare me famë ndërkombëtare dhe autore e librave dhe eseve të përkthyera në... -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës? -
Manifestim kulturor dhe përkujtimor “Kurora e Lirisë”, në Bernë -
Gjermani
Arrestohet në aeroportin e Shtutgartit një shtetas i Kosovës i dënuar për vrasje -
Itali
Tragjedia në Lucca, dalin detaje të reja për vdekjen e familjes shqiptare
Jeta në Zvicër
-
Pagat rekord të CEO-së të Novartis ndezin debat në Zvicër Pagat e larta të drejtuesve ekzekutivë vazhdojnë të jenë temë e nxehtë në Zvicër. CEO i... -
Sezon i mirë dimëror për teleferikët zviceranë, pavarësisht borës së pakët -
Numbeo publikon renditjen e qyteteve më të shtrenjta në botë: Zvicra dominon listën -
Pse Zvicra po blen më shumë naftë se kurrë nga Shtetet e Bashkuara -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?













