Kosova
Kurti i përgjigjet Borrell-it për alarmin për situatën në veri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell, për alarmin për arrestimet në veri dhe marshimin e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Kurti u shpreh se përhapja e panikut dhe pretendimet e rreme ndezin tension dhe ndihmojnë ata që synojnë të eskalojnë.
“Një thirrje për të gjithë: Ju lutem konfirmojini burimet dhe prisni për informata zyrtare nga institucionet e Kosovës para se të vendosni të angazhoheni publikisht në transmetimin e lajmeve apo parashikimin e ngjarjeve”, ka shkruar Kurti, përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, është nën alarm për shkak të situatës në veri të Kosovës.
“Shumë i alarmuar rreth situatës në veri të Kosovës: Arrestime të jashtë juridiksionit të serbëve të Kosovës dhe marshimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën e Jugut; pasuar nga retorika e ashpër e Serbisë. Pavarësisht takimit të krizës dje, përshkallëzimi vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë këtë”, ka shkruar ai në Twitter, përcjell albinfo.ch.
Të premten në Mitrovicë të Veriut, Policia e Kosovës arrestoi një serb nën dyshimin për përfshirje në sulm e rrezikim të anëtarëve të KFOR-it më herët gjatë protestave dhe Forca e Sigurisë së Kosovës kreu marshin kondicional në Mitrovicë të Jugut.
E-Diaspora
-
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër zgjedh kryetarin e ri dhe mbyll me sukses simpoziumin shkencor Kuvendi u zhvillua në kuadër të një simpoziumi shkencor, i cili u përmbyll me sukses dhe... -
Ka nisur Simpoziumi i 7-të i Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë të Zvicrës -
SHKA “Ilirët” nga Lozana, sot me program artistik në Monthey -
Folklori shqiptar mahnit publikun në festivalin “Vallet bashkojnë” në Stokholm -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Zvicër
-
Bllokada në Hormuz: A rrezikon Zvicra furnizimin me gaz? Tensionet në Ngushticën e Hormuzit po rrisin shqetësimet për furnizimin me energji në Evropë, ndërsa dërgesat... -
Nga 1 prilli: Zvicra ndalon fishekzjarrët pas tragjedisë në Crans-Montana -
Zvicra rrezikon të bëhet “qendra e pakove” të Evropës -
Prishtina, e kërkuar sa Dubai: Ja ku udhëtuan zviceranët në vitin 2025 -
Aeroporti i Gjenevës raporton më pak pasagjerë











