Kosova
Kurti: Jo Republikë Serbe në Kosovë, integriteti i paprekshëm
Kurti shprehet se ende nuk ka parë draftin përfundimtar që do të paraqitet në Bruksel për negociatat.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të lejoher krijimi i një Republike Serbe në Kosovë. Ai ka folur për këtë një ditë para takimit me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.
Në një intervistë për mediumin kroat Hina, Kurti thotë se në takimin e 2 majit në Bruksel duhet diskutohet për marrëveshjen për të cilën kanë rënë dakord me 27 shkurt me Serbinë, përcjell Albinfo.ch.
Kurti shprehet se ende nuk ka parë draftin përfundimtar që do të paraqitet në Bruksel për negociatat.
“Duke pasur parasysh insistimin e Brukselit, do të jem i lumtur të shoh se çfarë drafti kanë përgatitur. Do të siguroj që të përmbushet ajo që tashmë është rënë dakord më 27 shkurt në Bruksel, ekzistenca e një niveli të duhur të vetëqeverisjes së komunitetit serb sipas standardeve më të larta ndërkombëtare evropiane për mbrojtjen e pakicave”, deklaroi ai.
Sipas Kurtit, krijimi i një strukture që shërben si satelit i Serbisë do të kishte efekt shkatërrues për shtetin e Kosovës, por edhe pasoja në rajon.
“Ajo që ne nuk do të lejojmë është e drejta e territorializimit dhe krijimit të çdo gjëje që do të dukej si Republika Sërpska në Bosnje dhe Hercegovinë. Nuk do të lejojmë një parashtet satelitor me thelb shkatërrues që do të minonte shtetësinë e Kosovës”, u shpreh Kurti.
Kurti shprehet se qëndrimi i qeverisë së tij është i pandryshueshëm dhe se sovraniteti dhe integriteti territorial i Kosovës janë diçka që nuk mund të cenohen./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100











