Lajme
Kurti kujton fëmijët e vrarë në luftë, thekson rëndësinë e vazhdimit të rrugës drejt drejtësisë dhe paqes
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar Leotrim Ahmetin dhe Xufe Ahmetin, dy fëmijë që humbën jetën nga plagët gjatë luftës në Kosovë.
Kurti ndau një histori prekëse nga sulmet serbe në fshatin Rezallë të Skenderajt më 11 shtator 1998, kur familja Ahmeti dhe shumë të tjerë u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të sulmeve me minahedhës.
Në postimin e tij në Facebook, kryeministri Kurti përshkroi momentet e tmerrshme të asaj dite, kur Leotrim Ahmeti, vetëm 7 vjeç, u plagos rëndë nga shpërthimi, bashkë me shoqen e tij të klasës, Xufe Ahmetin, përcjell Albinfo.ch.
Pavarësisht përpjekjeve për t’i shpëtuar, të dy fëmijët nuk mbijetuan. Leotrimi vdiq në Spitalin Ushtarak në Gradicë të Drenasit.
Duke përkujtuar sakrificën e fëmijëve të vrarë gjatë luftës, Kurti theksoi rëndësinë e vazhdimit të rrugës drejt drejtësisë dhe paqes, për të siguruar që të gjithë fëmijët e Kosovës të mund të jetojnë të lirë, pa frikën e luftës.
“Sakrifica e tyre na kujton se sa i lartë është çmimi i lirisë sonë. Lavdi!”, përfundon postimin e tij kryeministri Kurti./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Spiropali viziton katedrën e Albanologjisë në Munih Sipas saj, kjo katedër ka qenë dhe mbetet një pikë referimi për studimin e gjuhës, historisë... -
Ylli Rita Ora, pjesë e himnit zyrtar të “Open Masters Games Abu Dhabi -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines -
Itali
Vritet një 25-vjeçar shqiptar në Itali, dyshohet për konflikt në klub nate -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Transmetuesi publik do të fillojë të zbulojë kombësinë e shkelësve Deri më tani, transmetuesi publik SRF abstenoi nga zbulimi i kombësisë së të huajve që ishin... -
30 deputetë zviceranë kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së në Hagë -
Zurich Pride 2026: Ndryshime të festivalit dhe biletave të hyrjes shkaktojnë polemika -
Gjithnjë e më shumë gra në Zvicër zgjedhin të ngrijnë vezët e tyre -
Gjashtë lajmet që morën më shumë vëmendje për këtë javë













